PS: Miqësore me sipërmarrësit

12/05/2013 20:30

Partia Socialiste deklaroi sot se programi i saj ekonomik do të mbështesë sipërmarrjet, duke lehtësuar jo vetëm barrën fiskale, por duke e çliruar së pari biznesin nga presionet e qeverisë dhe gjobat diskriminuese dhe selektive.

“Partia Socialiste do të mundësojë një model të ri partneriteti me biznesin dhe sipërmarrjen, bazuar në një axhendë 4-vjeçare, mbështetur në dialog dhe bashkëpunim për të zgjidhur në mënyrë të qëndrueshme shqetësimet e tyre, duke krijuar një klimë lehtësuese biznesi, kontratë të qartë me sipërmarrësin dhe krijimin e kushteve, që eliminojnë krejtësisht shantazhin e bërë nga administrata apo pushteti. Rimodelimin e tërë zhinxhirit, që bën të mundur rimbursimin e TVSH-së. Qeveria e re e majtë do të ndërtojë një aleancë dhe partneritet të plotë me sipërmarrjen, në mbrojtje të interesave kombëtare dhe publike, në mbrojtje të interesit të sipërmarrësve dhe bashkarisht në mbrojtje të vizionit për të ndërtuar një model të ri ekonomik dhe zhvillimi marrëdhëniesh partneriteti”, u shpreh Lindita Nikolli, anëtare e kryesisë së PS-së.

Top Channel