Meta: Rotacioni, i domosdoshëm

12/05/2013 18:00

Nga Erseka, kreu i LSI-së, Ilir Meta, e quajti rotacionin një domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë.

“Ne besojmë te vullneti i qytetarëve shqiptarë, për të thënë një ‘po’ të fortë për rotacionin, për ndryshimin më 23 qershor. LSI do të ketë përfaqësim shumë herë më të rëndësishëm në parlamentin e ardhshëm, por edhe në qeverisjen e ardhshme, ashtu si dhe në atë rajonale, dhe ne do të kujdesemi për ju, për problemet tuaja, për shqetësimet tuaja, me atë dashuri që po na prisni ju sot këtu”, tha Meta.

Kryetari i LSI-së u angazhua për një politikë agresive në drejtim të rritjes së punësimit.

“Është koha që të ecim më shpejt. Duke votuar për LSI-në, ju votoni që, në radhë të parë, të rikthehet vëmendja e shtetit dhe qeverisë në Kolonjë. Ne do të angazhohemi në drejtim të punësimit, për të hapur vende të reja, sidomos për gratë që të kenë mundësi të bëjnë një jetë më aktive”, shtoi Meta.

Në Ersekë, zoti Meta prezantoi kandidatin e LSI-së për këtë qytet, Arben Malo.

Top Channel