Gjirokastër, një i vdekur në ujërat e lumit Drino

10/05/2013 00:00
Foto arkiv

Një peshkatar gjeti trupin e pajetë të një personi rreth 35-vjeç në ujërat e lumit Drino në rrethin e Gjirokastrës.

Peshkatari ka njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit dyshon se bëhet fjalë për një shtetas të huaj që është përpjekur të përdorë territorin e Shqipërisë si tranzit drejt vendeve të Europës.

Uniformat blu dyshojnë se viktima është një shtetas sirian ose maroken. Sipas policisë, ai është përpjekur të kalojë ujërat e lumit Drino për t’iu shmangur kontrollit të policisë.

Përpjekja e tij ka qenë fatale pasi lumit Drino aktualisht është i tejfryrë për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë në zonë ditët e fundit.

Top Channel