Arrest me burg për Kolecin

07/05/2013 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi  masën e sigurisë arrest me burg për Edmir Kolecin mbi të cilin rëndojnë akuza e vrasjes për shkak të cilësive të vecanta të efektivit të policisë Selman Lena si dhe akuza e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj efektivit Preng Lleshi.

Gjykata dha gjithashtu masën e arrestit shtëpiak për taksistin Shkelzen Sylaj i cili e largoi 37-vjecarin Koleci drejt Durrësit natën e ngjarjes.

I akuzuari Koleci tha se ajo që ndodhi mbrëmjen e së shtunës nuk ka lidhje me akuzën e vrasjes, pasi sipas tij, përplasja e policëve ishte vetëm një aksident.

Unë pashë një automjet me targa greke që hapi krahun, ka pohuar ai para gjykatësve, nuk e pashë fare postbllokun dhe mendova se shoferi para meje më dha të drejtën e parakalimit, kam parë vetëm për pak caste një polic dhe pastaj nuk di cka ndodhur.

Mua më zuri paniku, pasi kisha pirë ndaj dhe u largova nga vendngjarja. Njeriu që akuzoni si bashkëpuntor nuk ka lidhje aspak me ngjarjen. Ai është një person që shpesh e kam paguar si taksist dhe të njëjtën gjë bëra edhe atë natë, kur familja m’u lut që të vetëdorëzohesha. Unë desha të kthehesha e pikërisht në atë cast me kapi policia, ka thënë Koleci.

Top Channel