Tirana si Fieri, me dy kryetarë

04/05/2013 00:00

Duke e cilësuar ende veten kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës,
Njazi Kosovrasti e cilësoi aktin e shkarkimit të tij nga këshilltarët e
majtë një ditë më parë, kryekëput të paligjshëm.

Ai tha se veprimi i këshilltarëve të majtë nuk ka vlerë ligjore, pasi e quajti veprimin e tyre, vetëm një deklaratë.

“Unë po e them me përgjegjësinë e të qenurit kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, që ajo që ka ndodhur një ditë më parë është e paligjshme në të gjitha drejtimet, qoftë nga ajo veprimtari e ushtruar nga sekretari i Këshillit Bashkiak, për të cilin po përgatitet denoncimi për shpërdorim të detyrës së tij, qoftë edhe për vetë këshilltarët, që në mënyrë të dhunshme tentuan të futen në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Nuk kishte asnjë arsye. Shteti funksionon mbi bazën e rregullave dhe të ligjeve. A kanë të drejtë të bëjnë kërkesa? Nuk është kjo rruga e zgjidhjes”, tha Kosovrasti.

Por ajo që Kosovarsti nuk u pergjigj, eshte se perse keshilltaret demokrate dhe ai vete nuk moren pjese ne nje mbledhje te Keshillit Bashkiak, qe sipas ligjit eshte e detyruar te mblidhet, kur kjo kerkohet nga 1/3 e këshilltarëve dhe njoftohet pese dite perpara, rruge, te cilat te majtet thane nje dite me pare se e kishin ndjekur.

“Ju thashë që kjo është një problematikë tjetër, bisedojmë njëherë tjetër”, u përgjigj Kosovrasti.

Me nje votim te anetareve te majte në Keshillin Bashkiak te Tiranes, Kosovrasti u shkarkua nga detyra e kreut te ketij Keshilli dhe ne vend te tij u emerua Aldrin Dalipi. Por megjithe se te majtet kane tashme shumicen e keshilltarve ne Bashkine e Tiranes, demokratet nuk i njohin keto vendime dhe mesa duket çeshtja do te njohe te njejten trajektore ne gjykata, ashtu si Keshilli i qarkut të Fierit.

Top Channel