Rama: Propogandë boshe me rrugët

04/05/2013 00:00

10 400 kilometra rrugë që Kryeministri deklaron se janë ndërtuar nën
qeverisjen e tij, për kryetarin e opozitës Edi Rama janë vetëm një
propagandë boshe që verifikohet pa dalë mirë nga Tirana.

Rama s’ka shkuar shume larg, por ne daljen lindore te Tiranes, aty ku nis rruga drejt parkut Kombëtar te Dajtit, per te bere konkret qendrimin e opozites se kjo qeveri ne ikje po le trashegimi nje shqiperi me rruge ne gjendje katastrofike.

“10 400 km rrugë, thotë, kemi bërë. Rruga nacionale që lidh kryeqytetin me Parkun Kombëtar të Dajtit është në kushte skandaloze. Në këtë rrugë zvarriten dhjetëra mijëra qytetarë, qoftë ata që banojnë në këtë zonë, qoftë ata që kalojnë për të shkuar në Dajt”, tha Rama.

Rruga qe te con drejt Parkut Kombetar te Dajtit, nuk eshte nje makth vetem per qytetaret qe shkojne per ta vizituar ate, por veçanerisht per banoret e zones, duke treguar edhe njehere here mashtrimin e madh me rruget e Qeverise qe duhet te hape rruge ne 23 qershor, tha Rama.

“Kjo është shprehja më kuptimplotë e faktit se sa rrugë janë ndërtuar në të vërtetë dhe se ku ka kanë shkuar paratë e popullit shqiptar. Kjo rrugë dhe shumë rrugë të tjera tregojnë për realitetin. Shqipëria ka mbetur rrugëve, prandaj më 23 qershor këta duhet të hapin rrugën”, tha Rama.

Top Channel