Meta: Të flasim për ekonominë reale

04/05/2013 00:00

Duke prezantuar në zonën e Kombinatit, Ardit Çelën, si kandidat të
Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Tiranës, kryetari i LSI-së,
Ilir Meta ftoi qytetaret e Tiranes t’i bashkohen koalicionit opozitar
për të ndryshuar situatën ekonomike të vendit, nëpërmjet ndryshimit të
qeverisjes së vendit.

Zoti Meta vuri ne dukje se borxhet e Qeverise ndaj biznesit, po dobesojne bizneset dhe po perkeqesojne ekonomine.

“Të gjitha këto rëndojnë mbi qytetarët, rëndojnë mbi konsumatorët, godasin fuqinë blerëse, tkurrin investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Prandaj duhet një ndryshim që të mos flasim për ekonominë virtuale por të flasim për ekonominë reale. Ndaj është koha për një ndryshim dhe për një rotacion”, tha Meta.

Zoti Meta tha ne Kombinet se me marrëveshjen me Partine Sociaiste, LSI-ja nuk pa interesin e ngushte te simpatizanteve te saj, por sipas tij, ky vendim ishte ne funksion te fitores se te majtes per te gjithe shqiptaret.

“23 qershori do të jetë një ditë e një fitoreje plebishitare të koalicionit opozitar, i cili është koalicioni më i gjerë gjatë këtyre viteve”, tha Meta.

Top Channel