Në katër vitet që vijnë nisma e lirë e gruas shqiptare do të lulëzojë. Kështu ka garantuar kryeministri Sali Berisha gjatë zhvillimit të Konventës për Gruan, i cili e konsideroi emancipimin e gruas si cështjen e kombit.

“Katër vitet që vijnë le të përpiqemi së bashku të orientojmë të gjitha mjetet që sot nga 18 përqind i grave menaxhere së paku të dyfishohet. Le të bëjmë ne gjithçka se vetëm në këtë mënyrë kombi do kapë nivelet me të larta të zhvillimit. Cështja e vajzave dhe grave është cështje e madhe e kombi e shoqërisë e emancipimit”, tha Berisha.

Për kryeministrin të gjitha fitoret e Partisë Demokratike që nga zgjedhjet e para pluraliste kanë emrin e gruas, në një kohë që zgjedhjet e 23 qershorit, sipas tij janë përcaktuese për të ardhmen.  

“Zgjedhje të cilat janë përcaktuese për rolin e madh tuajin në shoqërinë shqiptare, më 23 qershor si gjithnjë fitorja është në duart tuaja, fitorja është vepra juaj, nga zgjedhjet e para pluraliste deri më sot, fitorja e PD ka patur një emër dhe vetëm një emër, emri i saj ka qenë grua, zonjë, vajzë, zonjushë, ndaj edhe këto 50 ditë që kanë mbetur të argumentit tuaj, me qartësinë, vendosmërinë e paepshme tuaj, sic do të thoshte Margarit Thacer zonja nuk kthehet mbrapa”, deklaroi kryeministri Berisha.

Top Channel