Eksploziv automjetit në aksin Fier-Lushnjë

03/05/2013 00:00

Dy persona burrë e grua kanë marrë plage të rënda nga shpërthimi i një
sasie eksplozivi. Lënda shpërthyese ishte vendosur në automjetin me të
cilin ata udhëtonin dhe ndërsa ishin në ecje ka ndodhur shpërthimi.

Sipas policise shperthimi ndodhi ne aksin Fier-Lushnje ne vendin e quajtur Vajkan. Nga shperthimi eshte krijuar edhe nje grope ne rruge, ndersa mjeti i mbuluar nga flaket ka vijuar te ece edhe 500 metra duke u ndalur me pas.

Te plagosurit jane identifikuar si Sulejman dhe Alie Sula, 60 dhe 51-vjeç, të cilët mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jeten. Nga hetimet e para të policë, dyshohet për një shpërthim të qëllimshëm. Në mjetin e bashkëshortëve është vënë ekzploziv për hakmarrje, siç dyshon policia. Kjo pasi vëllai i Sulejmanit ka kryer një vrasje kohë më parë.

Top Channel