Në Ditën Botërore të Medias, një grusht njerëzish, që punojnë në organe
të ndryshme të medias në Tiranë protestuan para Parlamentit.

Më shumë se problemet e tjera me të cilat përballet sot media në Shqipëri, Unioni i Gazetarëve që ftoi gazetarët në protestë u bëri thirrje sipërmarrësve që t’i trajtojnë me dinjitet ata që përbëjnë edhe pushtetin e katërt, pasi në shumicën e mediave gazetarët janë pa kontrata pune, paguhen keq ose kanë muaj pa u paguar fare.

“Në këtë tubim ne ngremë zërin për gjendjen tonë të vështirë financiare, më saktë për krizën financiare, e cila ka prekur 90 për qind të mediave shqiptare, mediat kombëtare dhe mediat lokale”, tha Kreu i Unionit te Gazetareve, Aleksander Çipa.

Çipa tha se ata që nuk paguhen nuk janë as pjesëmarrës në protestë, pasi janë në presionin e pronarëve për t’u hedhur fare në rrugë, nëse reagojnë për gjendjen e tyre.

Kreu i Unionit te Gazetareve Aleksander Çipa, ka theksuar se politika permes instrumentave te saj financiar, po mban gjithnje e me shume peng lirine e mediave, duke e çuar ate ne batakun e varferise, ndaj Çipa kërkoi solidaritet nga të gjitha mediat për këtë situatë.

“Që institucionet e vendit të marrin në konsideratë ankesat tona, që gazetarët dhe qindra gazetarë kudo që gjenden kanë humbur vitet e tyre të punës, janë individët e pasiguruar edhe pse kanë 20 vjet marrëdhënie pune ditore në spektrin medial të vendit, lini sipërfaqe të bardha në gazeta ditore dhe lini gjysmë ore ekranet tuaja ‘black’ për të respektuar në emër të lirisë dhe integritetit tonë”, thotë Çipa.

Top Channel