Në Diten e Punëtorëve, sindikalistët janë mbledhur jo pa qëllim tek
sheshi i ‘Ushtarit të Panjohur’, që është edhe sheshi i te papunëve.

Ata kanë protestuar ndaj shkeljeve te njëpasnjëshme të të drejtave ligjore të qindra, mijëra punëtorëve në vendin tonë. Metalurget e Uzines se Ferrokromit në Elbasan dhe të Burrelit kanë denoncuar faktin, se ata vijojne të punojne në të zeze, pasi ende nuk kane firmosur kontratat kolektive me punedhenesit.

“Ky Partizan i Panjohur nuk e njeh qytetin për të cilin ka rënë. Përpara tij shkojnë punëtorët e kërcënuar nga vdekja në punë, nga paga mjerane, nga mospasja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe nga mungesa e të drejtave të organizimit. Përpara tij kalojnë më të shtypurat në punë dhe jashtë saj, gratë dhe vajzat e fasonerive, rrobaqepësive, të shfrytëzura dyfish edhe brenda familjes”, tha një prej organizatorëve të protestës.

“Largohemi nga mashtrimi dhe slloganet politike, të cilat i përdorën shqiptarët si ushtarët në rresht për vota, nuk i përdorin për të rregulluar ekuilibrat sociale, nuk i përdorin për t’i mirëqeverisur dhe për t’i mirëpaguar, po i përdorin për t’i shfrytëzuar”, tha Kol Nikolla, presidenti i KSSH.

Por veç sindikalisteve, ne kryeqytet jane zhvilluar disa protesta dhe tubime te tjera modeste ne kuader te Dites Nderkombetare te Punetoreve. Partia Komuniste ka organizuar nje proteste pergjate Rruges se Durresit e cila ka vijuar drejt Teatrin e Operas dhe Baletit, ku me pankarta ne duar kane rikujtuar diten e 1 Majit.

Nje tjeter tubim eshte organizuar nga levizja mjaft ne sheshin Skenderbej. Aktivitet e kesaj levizje kane denoncuar privatizimet e paligjshme dhe gjendjen e veshtire ne te cilen jetojne shqiptaret. Dita e nje majit, ne Shqiperi vijon te konsiderohet nje dite feste, dhe pushimi per pjesen me te madhe te shoqerise shqiptare ndaj dhe tubimet e protestes vazhdojne te jene shume modeste

Top Channel