Portali i punësimit të të rinjve

01/05/2013 00:00

Në ditën e 1 Majit, ku në vend numëroren mbi 140 mijë të papunë, sipas
shifrave të INSTAT dhe sipas opozitës numërohen mbi 1 milion, kryetari i
Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka prezantuar portalin e punësimit për
të rinjtë e kryeqytetit, ku ata mund të aplikojnë në priofesionet që
kërkojnë.

“Çdo i ri apo e re që kërkon punë, çdo qytetar i Tiranës që kërkon punë ka një burim shtesë informacioni ku mund ta kërkojë këtë punë në mënyrë profesionale dhe me standarde të njëjta, sic ndodh ky proces kudo në Europë. Ky është http://portalipunesimit.tirana.gov.al/, ku që nga dita e sotme, profesionet që kërkohen janë të reklamuara online”, tha Basha.

Kompanite me te cilat bashkepunon bashka e Tiranes ofrojne 15 profesione si rrobaqepes, hidraulik, marredhenie me publikun, e te tjera. Por kryetari i bashkise se Tiranes nuk ka lene pa sulmuar paraardhesin e tij dhe kryetarin e opozites Edi Rama  duke kommentuar edhe programin me te cilen paraqitet ne fushte per zegjdhjet e qershorit.

“Sot që e bëjmë këtë realitet, javën tjetër që Fondi i Garancisë fillon nga puna, askush nuk ka më të drejtën të akuzojë për kopjim idesh apo programesh. Për 11 vjet Bashkia e Tiranës zgjodhi të mos i hidhte këto hapa, sepse qytetarët e mbajnë mirë mend se kush bën kopjacin në fushatë elektorale. Problemi është që me kopjen e 2011 është futur në fushatën e 2013 dhe problemi më i madh mbetet marrëdhënia me njerëzit”, tha Basha.

Javen qe vjen tha Basha nis te zbatohet fondi i garancise ku te rinjte mund te aplikojne me projektet e tyre per ngritur bisnese te reja ne kryeqytet.

Top Channel