Prej 15 vjetesh banoret e pese fshatrave ne komunen Baz kane veshtiresi
te medha per ujitjen e tokave. Ne zone ndodhet nje rezervuar ndertuar
gjate kohes se komunizmit dhe riparuar vetem 5 vite me pare, por uji i
tij nuk mund te perdoret.

Rezervuari u ndertua por u la pa kanale duke bere qe uji mos perdorej dot nga banoret. Ata thone se 4 vite me pare u be edhe inaugurimi por nuk u dha me asnje fond per ndertimin e kanalizimeve. Pas kater vjetesh dhe ne prag te fushates elektorale, prane rezervuarit shfaqen disa tuba.

Banoret thone se jane sjelle tuba per ndonje tjeter inaugurim ne fushate elektorale.

Ne zonen e Burrelit jane bere edhe disa investime ne ndertimin e infrastruktures ujitese, por asnje nuk punon ndersa banoret vazhdojne te vadisin tokat e tyre me mjete rrethanore.

Top Channel