Gjirokastër, shembet rruga, izolon 6 mijë banorë

30/04/2013 00:00

Prej një muaji 6 mijë banorët e lagjes Dunavat në Gjirokastër kalojnë në një rrugë të shembur të rrezikshme.
Nga
rrëshkitja e rrugës deri më tani është hedhur nga Bashkia një ky pirg
zhavorri për të penguar kalimin e mjeteve. Asnjë mase tjetër për
rindërtimin e pjesës se rrëzuar, e cila nuk është më shumë se 6 metra.

Germimi, ndertimi i nje muri mbajtes dhe mbushja e rruges mund te kishin perfunduar shume shpejt nga Ndermarrja e Sherbimeve ne Bashkine e qytetit.

Kreu i kesaj Ndermarrjeje Dasho Sejdo tha rreth një muaj më parë se rruga paraqet ulje të bazamentit në një gjatësi prej 6 metra dhe specialistët konstatuan rëshqitje në gjatësinë tre metra por sot situata duket shumë më serioze. Në atë kohë bashkia bëri me dije se do të merreshin masa për të evituar rrezikun e mëtejshëm ndërsa do të realizohej edhe rikonstruksioni i saj, gje e cila edhe sot e kesaj dite nuk po ndodh. Ata qe e vuajne kete vonese jane banoret.

Lagjet Dunavat 1, Dunavat 2 dhe Manalat në Gjirokastër e realizojnë lidhjen me pjesën tjetër të qytetit vetëm përmes trasportit publik. Distanca që duhet të përshkojë me këmbë çdo qytetar i lagjes më të skajshme për të arritur në qendrën e poshtme të qytetit është 6,4 km.

Top Channel