Rrugëtim për në Tiranë

22/04/2013 20:20

Si duket Shqipëria nëse vjen nga një vend tjeter … Nëse je një turist, një biznesmen apo një njeri i zakonshëm qe nuk ka qenë kurrë më parë në Shqiperi.

Kalon përshembull piken kufitare te Kakavise dhe do te shkosh ne Tirane. Por, çfare te pret ne kete udhetim drejt kryeqytetit te Shqiperise .

Efekti i pare pasi kalon kufirin eshte ai i nje zone te rrumujshme qe te hap portat e saj.

Automjete te parkuara qe prej s’dihet se kur e qe duket sikur po ndryshkon bashke me infrastrukturen perreth.

Diku ne kryqezimin qe te çon per Qafe-Muzine, postblloku i perhershem i policise qe kontrollon me imtesi makinat qe me se shumti udhetojne drejt Sarandes apo Greqise.

E megjithate, deri aty ku përfundojnë fshatrat te Dropullit gjithcka eshte deri diku e pertypshme. Ndersa me pas…

Fusha krah fshatit Lazarat eshte kthyer ne nje vendmbledhje plerash, dikush merr zhavorr prane lumit, ndersa tejmi dallohet ura e Kordhoces, monument kulture i shekullit XVIII e ngucur pas disa ndertimesh te shtremberta.

Lapidaret qe pasojne njeri-tjetrin tê shtyjnë të fillosh numërimin viktimave nder vite. Me tej ballazi tê shqaqet hyrja e lodhur e qytetit te Gjirokastres.

Pema tradicionale e vitit te ri qendron ne krye dimer e vere, ne sezonin e saj e zbukuruar nga dritat ndersa sot mbuluar nga pluhuri i zhultë i ngritur gjithanësh nga nje kaos urbanistik i lodhshëm e i zhurshëm për këtë qytet të ngurtë.

Deri diku rruga vazhdon normale, në sfond rreper te cunguar e rrezuar nga prerjet, e shume te tjere nga nje semundje qe i ka gjynjezuar ne mase.

Postblloku i radhes tek zona e quajtur e ujit te ftohte e me tej nje hyrje jashte normales ne Tepelene. Njelloj duket edhe kalaja e Ali Pashes, stolisur nga pleherat e shumta qe i varen trupit. Me pas fillon nje rrugetim ferr…

Pas kilometrash te tere nenmjergull e gropa mbytese, anes Memaliajt dallohet nje varke e nje teleferik i stisur nga banoret e disa fshatrave per te kaluar ne krahun tjeter ne mungese te nje ure.

Rruga vazhdon e njejte ne hyrje te qytetit te Memaliajt. Pleherat mbijne serisht, ndersa rruga ku per sinjalistike nuk behet fjale eshte e shtruar deri diku ne Iliras te Tepelenes.

Aty prishet serisht. Me pas ngushtohet papritur dhe kthehet ne madhesine e saj diku qindra metra nga fshati Qesarat.

Rruga ngushtohet serisht ne fshatin Toc dhe zgjerohet diku me tej. E njejta situate vijon ne Kalivaç , pastaj me tej ne Kraste, zgjerohu – ngushtohu, deri diku ne zonen e Ballshit ku dallohet edhe lapidari i aksidentit te vitit 2010 ku humben jeten 9 persona.

Diku prane Fratarit rruga merr forme cilesore edhe pse realiteti perreth nuk duket i njejte te pakten ne syte e nje njeriu qe shkel në këtë vend per here te pare.

Aksi perfundon ne Levan dhe aty rifillon zvarritja mes gropave, trafikut dhe plerave.

Me tej, skeleti i Azotikut te Fierit dhe hyrja e trishte dhe e perhimte e nje prej qyteteve me te medha te Shqiperise.

Ne Fier-Lushnje, njerëz që ecin pa orientim, qe kalojnë ketej e andej papritur.

Ashtu si baterdia e kafsheve te gjora, diku te shtypura e diku teksa kalojnë kuturo. Per me teper aksi shoqerohet nga kryqezime te cuditshme që ne mungese edhe te mbi apo nenkalimeve kane shkaktuar aksidente pafund.

E sigurisht edhe ne vendin e njohur si pushimi i shofereve ku ndeshemi me aksidenti i radhes.

Diku tej duket mali gjigand i plehrave te qytetit te Lushnjes. E ndjekur nga zona e rrethrrutullimeve vdekjeprurese.

Ne kete pjese nuk zhvillohet ndonje lufte edhe pse keto goma te bejne te dyshosh per kete. Ato kane qene e vetmja zgjidhje per banoret e zones dhe pushtetin lokal per te ndalur apo minimizuar humbjet ne njerez nga aksidentet e shumta qe ndodhin në këtê segment rrugor.

Numrin e lapidareve e humbim tek shifra 93, me renjen e nates ato tashme nuk dallohen me.

Pjesa e rruges se Kavajes eshte thjeshtesisht nje rruge ku nuk dallon e nuk kupton asgje e po ashtu Golemi ku njera pas tjetres shfaqen shkallet e vena nga njerezit per te zbritur borduren e larte, por edhe copezat e kafsheve te tjera shperndara kudo.

Asgje nuk ndryshon ne rrugen Plepa-Shkozet, ku njerezit perpiqen te zevendesojne shtyllat e ndriçimit me mjetet e tyre.

Edhe ne Durres – Tirane, per ndriçim nuk behet fjale, ashtu si per sinjalistiken e shkulur per t ja vene ndonje karroce, gardh shtepie apo bishti lope nga fshatarêr e zonës, ndersa tej e tej duken hije njerezish qe hidhen serisht nga krahu ne krah.

Pas rreth 5 oresh udhetimi perfundon, tashme mireserdhet ne Tirane.

Top Channel