Presidenti Bujar Nishani dekretoi dy anëtarë të rinj të Gjykatës së
Lartë. Në dekretin e Presidentit thuhet se duke u bazuar në mbështetje
të nenit 93 dhe 136 pika 1, dekreton zotin Admir Thanza dhe zotin Tom
Ndreca si dy anëtarët e rinj të Gjykates se Larte.

Ne kete dekret bie ne sy emerimi i zotit Ndreca, nje nder emrat me te kontestuar te opozites duke e akuzuar ate si te njeanshem ne vendimin e dhene dy vjet me pare ne lidhje me zgjedhjet lokale per Bashkine e Tiranes.

Opozita e cilesoi vendimin e dhene nga zoti Ndreca si relator i çeshtjes si nje vendim te paragjykuar politikisht. Tom Ndreca, ishte relator ne trupen e gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor qe rrezoi kerkesen ankimore te PS, duke hedhur poshte pretendimet e socialisteve per shkelje te ligjit ne KQZ per numerimin e votive te kontestuara.

Top Channel