Berisha: Do të rrisim cilësinë e arsimit

19/04/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha beson se 4-vjeçari i ardhshëm do të jetë
vendimtar për rritjen e cilësisë në arsim dhe për rritjen e punësimit të
të rinjve dhe studentëve të diplomuar.

Në nje bashkebisedim me studentet e Gjirokastres, Kryeministri vuri ne dukje se asnje nga keta objektiva nuk eshte i thjeshte per t’u realizuar menjehere, por ai ishte i bindur se arritjet e deritanishme jane nje baze e forte per te hedhur keta dy hapa te rendesishem, qe lidhen direkt me zhvillimin e vendit.

“Ne konsiderojmë gjënë më kryesore, punësimin tuaj. Ne duam që pas investimit që ju bëni për të bërë të vërtetë ëndrrën tuaj universitare, duam që ju të keni mundësi të ndërtoni ëndrrën e shndërrimit të diplomës në një mirësi të madhe për veten dhe familjen”, tha Berisha.

I pyetur nga studentet sesi do te hapen vendet e reja te punes, kryeministri Berisha iu referua raportit te Komisionit Europian, qe vlereson se reformat e mbajten Shqiperise larg recesionit ekonomik dhe me rritjen me te madhe ekonomike nder 9 vendet qe synojne anetaresimin ne Bashkimin Europian. 

Kryeministri tha se fakti me i ri eshte se punesimi ne teresi u rrit me 0.5 per qind gjate vitit te kaluar dhe sipas zotit Berisha reformat e reja fiskale per heqjen e TVSH-së  mbi makinerite qe prodhojne, do te rrisin punesimin. Po ashtu Kryeministri permendi edhe lehtesite fiskale per bizneset qe do te punesojne te rinjte.

Top Channel