Shpërthimet në Boston,Obama në shërbesën fetare

18/04/2013 00:00

Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Parë Michelle shkojne sot në Boston
për të marrë pjesë në shërbesën fetare që do të mbahet në katedralen e
qytetit në nder të viktimave të shpërthimeve të së hënës.

Shefi i Shtepise së Bardhë do t’i drejtohet te pranishmeve me nje fjalim e gjate ndaleses se tij, pritet te takoje gjithashtu edhe disa nga te plagosurit, si dhe me perfaqesues te ekipeve te shpetimit dhe me civilet qe nxituan te ndihmonin te tjeret pas ngjarjes se rende, duke qene plotesisht te ndergjegjshem se ne kete menyre po vinin veten ne rrezik.

Perpara zhvillimit te nje ceremonie te merkuren ne Shtëpinë e Bardhë në nderim të pjesëtarëve të plagosur të forcave të armatosura, Presidenti tha se mendjet dhe zemrat e kombit janë me popullin e Bostonit. U percjellim ngushellimet tona familjeve te viktimave, dhe  mbështetjen e inkurajimin tonë për ata njerëz që nuk menduan se do t’u nevojitej, për ata civilë të plagosur që po fillojnë rrugën e gjatë të ripërtëritjes, u shpreh Obama.
Mbremjen e djeshme, FBI-ja anuloi një konferencë për shtyp në Boston, ku pritej të diskutohej procesi hetimor.
Ende nuk janë bërë arrestime lidhur me sulmin, por zyrtaret qe drejtojne hetimin e shperthimeve njoftuan se fundi se kane pamjet e nje te dyshuari te mundshem, te marra nga nje kamera sigurie; nje burre shihet aty duke vendosur nje cante te dyshimte ne vendngjarje. nuk dihet ende nese personi eshte identifikuar.

Tanime eshte sqaruar se bombat perbeheshin nga eksplozive te vendosur ne tenxhere me presion, njera me copeza metali e zare kuzhinetash, tjetra e mbushur me gozhde. Tre ishin viktimat e sulmit, nje femije 8-vjeçar, nje vajze 29 vjece dhe nje studente nga Kina, per te cilen mediat thone se thjesht u gjend ne vendin e gabuar, ne momentin e gabuar. Maratona tjeter e rendesishme nderkombetare, ajo e Londres, do te zhvillohet te dielen dhe autoritetet vendase i kane shtuar ndjeshem masat e sigurise. 30 sekonda heshtje do te mbahen ne celje te eventit ne nder te viktimave te Bostonit.

Top Channel