Berisha takon raporterët e KiE-së

18/04/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha, në një takim me Raporteret e Asamblesë
parlamentare të KiE-se, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët
ndodhen në Shqipëri për të vlerësuar përgatitjet për procesin e
zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 23 qershorit.

Kryeministri Berisha i siguroi Raporteret e Asamblesë Parlamentare të  KiE-se, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco se Qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të realizuar në Shqipëri zgjedhjet më të mira të realizuara gjatë dy dekadave të fundit konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe u kërkoi atyre të ushtrojnë të gjithë influencën ë tyre që në Shqipëri të vijnë sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve.

 

Top Channel