Shqipëria, regjim hibrid si Tunizia

17/04/2013 00:00

Shqipëria është një regjim hibrid dhe nga shtetet europiane le pas vetëm
Bosnjën. Ky është konkluzioni i indeksit për demokracinë nëpër bote,
reflektim i situatës në fund të vitit 2012, që bën prestigjozja
britanike “The Economist”, permes insertit te saj analitik ‘The
Economist Intelligence Unit’.

‘The Economist’ del ne perfundimin se ka pasur nje lloj gjendje ne vendnumero; qe do te thote as progres i qenesishem, por as regres i demokracise per vendin ne fjale, duke marre zhvillimet deri ne fund te vitit te kaluar.

Ne vezhgimin e saj, ‘The Economist’ merr ne analize gjendjen e demokracise per 165 shtete te pavarura dhe dy territore – cka mbulon thuajse te gjithe popullsine e botes. Indeksi i demokracise mbeshtetet ne 5 kategori: procesin zgjedhor dhe pluralizmin; lirite qytetare; funksionimin e qeverise; pjesemarrjen politike dhe kulturen politike.

Ne total, indeksi dallon kater lloje regjimesh: demokracite e plota, demokracite me te meta, regjimet hibride dhe regjimet autoritare. “The Economist” e rendit Shqiperine tek regjimet hibride; ne nje klasifikim qe perfshin 37 shtete dhe 14 perqind te popullsise se botes. Ne kete liste Shqiperia mbetet pas shume shteteve te Amerikes Latine, Azise dhe Afrikes, duke u renditur poshte, Bangladeshit, Sri Lankes e Tunizise dhe siper Nikaraguas.

Nderkohe shtete si Hong-Kongu, Malawi, Timori Lindor dhe Senegali jane permiresuar me shume se ne duke mundur te klasifikohen kete radhe si nje kategori me larte se Shqiperia si vende me “demokraci me te meta”.

Po cfare jane regjimet hibride? “The Economist” shpjegon se regjimet hibride kane probleme te thella me parregullsite zgjedhore qe shpesh nuk i lejojne zgjedhjet te jene te lira e te ndershme. Presioni qeveritar mbi partite e opozites dhe kandidatet, mund te jete shume i perhapur si fenomen. Dobesite serioze ketu jane shume me mbizoteruese sesa ne demokracite me te meta si ne drejtim te kultures politike, funksionimit te ekzekutivit dhe pjesemarrjes politike. Korrupsioni eshte shume i perhapur dhe sundimi i ligjit konsiderohet i dobet. E tille eshte edhe shoqeria civile. Tipike e ketyre regjimeve eshte trysnia mbi mediat dhe fakti qe gjyqesori nuk eshte i pavarur. Perkrah Shqiperise ne kete listim jane edhe vende si Venezuela, Mali, Egjipit, Pakistani e Libia. Shtete qe kane perjetuar lufte, ose te pakten trazira te forta ne dy vitet e fundit.

Top Channel