Britani, policia masa për maratonën e Londrës

16/04/2013 00:00

Policia në Britani thotë se po rishikojnë planet e sigurisë për
maratonën e së dielës në Londër, pas shpërthimeve me bomba në maratonën e
Bostonit ku u vranë të paktën 3 persona.

Organizatorët e maratonës në Londër thonë se kanë kontaktuar policinë për të diskutuar planet e sigurisë menjëherë sapo dëgjuan në lidhje me shpërthimet në Boston.

Mijëra atletë janë planifikuar për të konkurruar në maratonën e Londrës, të dielën e ardhshme.

Drejtori i organizimit të maratonës së Londrës, Nick Bitel, tha se procedurat i sigurisë do të rishqyrtohen para çdo vendimi mbie garën e ardhshme. Ai gjithashtu shprehu pikëllimin dhe tronditje të thellë rreth lajmeve nga Bostoni, duke thënë se kjo është një ditë e trishtuar për atletikën.

Top Channel