Berisha: Shkollat duhet t’u japin vlerë diplomave

16/04/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha u fokusua tek arsimi profesional, pasi
zgjerimi i tij brenda sistemit arsimor shqiptar mund t’u japë të rinjve
shanse të reja për kualifikimin e tyre, përshtatjen me tregun e punës
dhe punësim më të sigurtë.

Nje eksperience te tille studentore e ka testuar me sukses universiteti i Durresit.

44 studente te sapodiplomuar regjistrohen me kontrata te plota pune ne sistemin bankar, per shkak se Fakulteti i Studimeve te Integruara me Praktiken, FASTIP ka vendosur partneritet me sistemin bankar, qe gjate studimeve te tyre. Kryeministri Berisha thote se Qeveria do te mbeshtese çdo projekt qe do te zgjeronte kete model, si interesin me te mire per punesimin e te rinjve.

“Ju këtu thatë se ai që hyn këtu ka fat dhe kjo është e drejte, sepse është fat të dëgjosh studentë, që kanë edhe një kontratë pune. Eshtë një fillim i shkëlqyer për këta studentë, por ky fillim tregon se ka një mundësi reale që ne duhet ta zgjerojmë në mbarë vendin. Ju garantoj se do të bëj gjithçka, që këtë model  të suksesit ta përhapim edhe më tej gjithnjë e më shumë në interesin e të rinjve shqiptarë”, tha Berisha.

Sipas te dhenave zyrtare numri i te rinjve qe i ndjekin ato eshte rritur ndjeshem. Por sipas Kryeministrit Berisha per te rritur interesin e te rinjve ne kete drejtim, duhet te merrte dhe nje mase tjeter e rendesishme.

“Duhet të bëjmë gjithçka për të tërhequr nxënësit sa më shumë, për t’i ndërgjegjësuar ata se është interesi i tyre më i mirë. Kjo kërkon që diplomat të kenë ekuivalencën totale. Një i ri që vendos të ndjekë shkollë profesionale duhet ta dijë se diploma e tij është e barazvlershme me çdo diplomë tjetër të viteve koresponduese të shkollimit. Në këtë mënyrë, ata gjejnë motiv për të ndjekur shkollat profesionale”, theksoi Berisha.

Shkolla e mesme proesionale “Beqir Cela” ne Durres bashkepunon me 37 biznese dhe statistikat tregojne se pjesa me e madhe e nxenesve qe mbarojne kete shkolle gjejne menjehere pune.

Top Channel