Të mposhtur nga mjerimi

14/04/2013 00:00

Një barakë me plastmas shërben si strehë  për  familjen e Faik Dodës në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Ai jeton duke mbledhur kanaçe dhe hekurishte, por sërish nuk arrin të sigurojë ushqim për tre fëmijët e tij.

I përlotur dhe me zërin që i dridhet ai tregon për vështirësitë me të cilat përballet. Faiku merr një ndihmë ekonomike prej 1900 lekë, por vetëm fatura e dritave i merr më shumë se gjysmën e kësaj ndihme, ndaj  ai kërkon ndihmë  për të gjetur një punë që të paktën buka për fëmijët të mos i mungojë.

Fëmijët e Faikut  nuk e frekuetojnë shkollën madje bashkë me nënën  e tyre ata kanë dhe probleme shëndetësore, por  mungesa e të ardhurave nuk i lejojnë  të marrin mjekime.

Në këtë ndërtesë, në varfëri të skajshme mundohen të mbajnë frymën gjallë 5 persona të cilët banojnë vetëm 12 kilometra larg qytetit të Librazhdit, por shumë larg vëmendjes së shtetit.

Top Channel