Dropull, përleshet me grabitësit, vdes 78-vjeçari

13/04/2013 00:00

Një i moshuar ka gjetur vdekjen mëngjesin e të shtunës gjatë një
tentative për ta grabitur në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e
para të mëngjesit, në fshatin Vodhimë të komunës Dropull i Sipërm në
Gjirokastër.

Bëhet e ditur se dy persona kanë tentuar me dhunë të grabisin banesën e Pandeli Mallgara, 78 vjeç, i cili jetonte vetëm me të shoqen.

Pasi kanë hyrë në banesë, grabitësit kanë hasur në rezistencën e 78-vjeçarit Magllara dhe në përleshje e sipër, ata ia kanë përplasur kokën në lavaman. Goditja ka qenë fatale për të moshuarin, pasi ka gjetur vdekjen brenda pak minutash. Më pas, dy personat kanë sulmuar bashkëshorten, Evanthi Magllara, e cila ka marrë disa plagë në kokë. Gruaja është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit të Gjirokastrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.

Policia dyshon se grabitësit janë dy të rinj nga Tepelena, të cilët më parë kanë punuar në atë zonë. Ndaj, ka ngritur disa postblloqe në pika kyçe dhe ka shoqëruar 6 persona, për t’i marrë në pyetje.

Top Channel