Zgjedhjet, seminar trajnues polici-media

12/04/2013 00:00

Mënyra e bashkëveprimit dhe komunikimit për të përcjellë informacionin saktë dhe shpejt tek publiku, ishte tema e seminarit trajnues polici-media e zhvilluar në ambientet e Akademisë së Policisë me ndihmën e prezencës së OSBE-së në vendin tonë.

Në celje të takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, duke vlerësuar rolin e medias në punën e policisë, premtoi se kjo e fundit, krahas masave që i ngarkon ligji para, gjatë dhe pas zgjedhor, ka marrë të gjitha masat për një bashkëpunim konkret edhe me median.

Seminari trajnues do të sjellë në vëmendjen e pjesëmarrësve shembujt më të mirë të bashkëpunimit polici-media për informimin e publikut.

Top Channel