Përdoruesit e drogës, rriten kërkesat për terapi

12/04/2013 00:00

Pas Tiranës këtë vit në shumë qytete të mëdha në vend, si Durrësi, Vlora dhe Korça është rritur numri i përdoruesve të drogës që duan të futen në terapinë e metadonit.

Kryetari i qendrës së terapisë me metadon në Tiranë, tha për Top News se ndërsa rritet numri i kërkesave mundësitë e qendrës për t’u përballur me to janë të pakta pasi financimet e donatorëve të huaj përfundojnë në mars të vitit të ardhshëm.

Terapia e metadonit ka rezultuat e suksesshme pasi shumë prej përdoruesve të drogës i kanë shpëtuar vdekjes nga droga. Sipas statistikave të kësaj qendre, mosha e përdoruesve të drogës që kërkojnë të futen në terapinë me metadon është e re, kryesisht 22-35 vjeç.

Top Channel