Komuniteti LGTB, protestë para Ministrisë së Drejtësisë

12/04/2013 00:00

Përfaqësues të organizatave LGTB kanë protestuar para Ministrisë së
Drejtësisë, me pankarta në duar ku kanë kërkuar mbrojtjen dhe
respektimin e të drejtave të njeriut.

Perfaqesues te ketyre organizatave kane theksuar se shoqeria shqiptare por edhe politikanet nuk duhet te jene homofobike, dhe gjuha e perdorur se fundmi,nga ministri i Drejtesise Halimi ka qene vulgare,ndaj ai duhet t’i kerkoje ndjese ketij komuniteti.

Protestuesit kane qendruar me shume se gjysmë ore ne kete proteste, ku ka munguar pjesëmarrja e perfaqesuesve te qytetareve te thjeshte.

Top Channel