Dritan Dajti: Trupi gjykues, i njëanshëm

12/04/2013 00:00

Dritan Dajti ka kërkuar përjashtimin e trupës gjyqësore në procesin
penal ku ai gjykohet për vrasjen e katër oficerëve të policisë, por
kërkesa e tij është hedhur poshtë. Në seancën e zhvilluar nën masa të
shtuara sigurie, Dajti e konsideroi trupën gjyqësore të paaftë, të
njëanshme dhe penguese për një proces të rregullt ligjor.

Ai e argumentoi kërkesën e tij me faktin se gjykata nuk po zhvillon seancat dhe nuk pranon të gjykohet pa një avokat mbrojtës. Por kërkesa e tij, e shqyrtuar nga një gjykatës tjetër, u hodh poshtë dhe ai do të vazhdojë të gjykohet nga e njëjta trupë gjyqësore.

Prej më shumë se një viti, të gjithë avokatët e caktuar nga gjykata për të mbrojtur interesat e tij, kanë refuzuar të paraqiten në gjyq. Në këto kushte, në seancën e kaluar, trupi gjykues vendosi që Dritan Dajti të gjykohet edhe pa avokat.

Top Channel