Tiranë, jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë

11/04/2013 00:00

Dalja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës ka
sjellë edhe një valë dorëheqjesh nga funksionarë të kësaj partie ditët e
fundit.

Mëngjesin e të enjtes, mësohet se edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Petrit Vasili, informoi kryebashkiakun Lulzim Basha përmes një letre vendimin për dorëheqjen e tij.

Në motivacionin e largimit, Vasili shkruan se dorëheqja vjen për shkak të angazhimit të tij elektoral.

Top Channel