Të drejtat e aftësisë së kufizuar

11/04/2013 00:00

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka terhequr
vemendjen lidhur me respektimit e te drejtave te personave me aftesi te
kufizuara, si per arsimimin ashtu dhe punesimin e tyre.

“Shqipëria duhet të miratojë ligje dhe akte nënligjore për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Në Shqipëri vazhdon të jetë një problem arsimimi dhe respektimi i kuotave të punësimit, gjithashtu ligji për antidiskriminimin duhet të jetë më i fortë.Ne besojmë se e drejta nuk është ajo që jepet, por atë askush nuk duhet të ta marrë. Të gjitha vendet që aspirojnë në BE duhet të respektojnë këto të drejta, përfshi këtu dhe Shqipërinë që duhet t’i respektojë këto standarde”, tha Sequi.

Në të njëjtën linje diskutimi ka qendruar edhe Avokati i Popullit, i cili tha se se shpejti do te pergatisë nje raport, lidhur me respektimin e të drejtave të aftesise se kufizuar nga institucionet shtetërore.

“Dëshiroj t’ju përmend iniciativën tonë më të fundit, për të kërkuar informacion nga institucionet publike, në lidhje me zbatimin e kërkesave të ligjit numër 7995, për nxitjen e punësimit, për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Ky informacion do të jetë pjesë e një raporti të veçantë, që institucioni i Avokatit të Popullit do ta hartojë për personat me aftësi të kufizuar”, tha Totozani.

Kreu i Keshillit të personave më Aftësi të Kufizuar Sinan Tafaj, tha se duhen bere ndryshime ne legjislacion  ne menyre qe te drejtata e tyre te respektohen si ne vende te tjera te BE

“Neni 18 i Kushtetutës, njeh si grupe të riskut për t’u diskriminuar mjaft grupe të tjera, por nuk përfshin aftësinë e kufizuar, e cila ka një rrisk më të madh për t’u diskriminuar. Kemi rezerva edhe për ligjin antidiskrimin. I kemi parashtruar ministrit të Drejtësisë kërkesën për përfshirjen në Kodin Penal, të atyre dispozitave, të Konventës së OKB-së që kërkojnë një mbrojtje të veçantë. Ne e konceptojmë mbrojtjen tonë ligjore të përfshirë në legjislacionin, ku zgjidhen probleme të të gjithëve dhe jo në një ligj integral, ku të krijohet një geto ligjore për aftësinë e kufizuar”, tha Tafaj.

Ambasadori i BE tha se kemi dhene mbeshtetje politikem qe Shqiperia te behet nje vend ku te gjithe shtetasit te gezojne te drejta te barabarta.

Top Channel