Në gjyqësorin shqiptar vazhdon të endet prej 12 vitesh një proces ndaj
prej ish-drejtuesve të Gardës së Republikës, të akuzuar për ngjarjen e
vitit 1997.

Duket se treshja gjyqësore dhe prokurori i çështjes jane marrë peng nga ky proces gjyqësor, për të cilin rituali i zakonshëm është thjesht apeli dhe konstatimi se dëshmitarët mungojnë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në seancën e radhës, ku të pranishëm ishin vetëm gazetarët dhe palët.

Duke qene se pergjate tre vitet e fundit nga lista e 55 deshmitareve, qe duhet te pyeten jane pyetur vetem 19 prej tyre, nderkohe qe per te tjeret policia deklaron se nuk gjendet adresa e tyre Prokuroria kerkoi ndihmen e Ministrise se brendshme.

Megjithate nje kerkese e ngjashme per te saktesuar adresat i eshte derguar edhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili ende nuk ka kthyer pergjigjje.

Ish-shefi i Gardes Xhahit Xhaferri dhe vartesi i tij jane nen akuze per ngjarjet qe lidhen me 1997 per rebelim dhe dezertim.

Ish-ushtaraket qe jane ne kerkim nga drejtesia u denuan vite me pare nga gjykata, por ishte Kolegji Penal i Gjykates se Larte qe ne 2009 e riktheu dosjen per rigjykim pasi çeshtja ishte shqyrtuar ne mungese te te pandehurve. E megjithate dosja serish po shqyrtohet ne mungese te te pandehurve, te cilet perfaqesohen nga dy avokate te caktuar nga shteti.

Top Channel