Policia greke ka sekuestruar 107 kilograme kanabis sativa ne nje kamion
me targa shqiptare ne pjesen greke te doganes se Kapshtices.

Sipas policise, 100 pako droge u gjeten te fshehura  ne dyshemene e nje kamioni i markes “Skania” me targa shqiptare, drejtuesi i te cilit u vu ne pranga. Behet fjale per nje 32-vjeçar shqiptar, emri i te cilit nuk behet publik per momentin. Policia greke sqaron se kishte informacion per levizjen e droges,destinacioni i se ciles ishte Selaniku.

Nderkohe ne kerkim jane shpallur edhe dy shtetas te tjere shqiptare. Lenda narkotike dhe kamioni u sekuestruan,kurse 32-vjeçari u dergua ne gjykaten e Follorines e cila vendosi ta lere ne burg deri ne perfundimin e hetimeve.

Top Channel