Ilir Meta dhe Edi Rama tashmë janë bashkuar për një koalicion të ri, pas
asaj lëvizje spektakolare të LSI-së, që iu bashkua PS në një koalicion
parazgjedhor, duke befasuar të gjithë, përfshi kryeministrin Berishën
dhe PD-në.

Natyrisht, bashkimi ka ngjallur shumë debate, edhe pse e majta që prej 1996-s është karakterizuar nga një debat i brendshëm, shpesh herë kaotik, që ka sjellë përçarje, e cila arithmetikisht e ka lënë në opozitë.

Megjithatë, bashkimi PS-LSI nuk është vetëm arithmetik, por ka edhe një pjesë morali. Për të folur të gjitha këto, por edhe për shumë të tjera, si beteja që po bëhet në KQZ, tërësia e koalicionit ende të pakompletuar të opozitës, mesazhi ndaj Aleancës Kuqezi, programi i kësaj force politike dhe pyetje të tjera të aktualitetit politik shqiptar, në studion e “Top-Story”, programit të përjavshëm politik të Sokol Ballës, ishte i ftuar kryetari i opozitës shqiptare, zoti Edi Rama.

Sokol Balla – Zoti Rama, mirësevini në këtë studio.

Edi Rama  – Dëgjova një moment kur thatë se e majta shqiptare ishte e përçarë në të shkuarën dhe se ndasitë janë një karakteristikë e jona. Hapat drejt bashkimit janë një tipar që kanë sjellë kudo fitoren e së majtës. Më vjen ndërmend historia e Francois Miterrand (ish-President i Francës), që realizoi pas një sërë disfatash një bashkim spektakolar që askush nuk e priste. I akuzuar shumë asokohe si një koalicion amoral, sepse mblodhi bashkë forca kontradiktore, ai i dha të majtës franceze një fitore spektakolare, ashtu si kundër i dha Francës një fillim të ri që ka mbetur në historinë e këtij shteti.

Sokol Balla – Të krahasosh Francën me Shqipërinë mund të jetë e tepruar, gjithsesi me sa më kujtohet mua, në Francë nuk kishte një 21 janar.

Edi Rama – Franca ka edhe më shumë se kaq, ka edhe një numër të gjerë e të gjatë lumenjsh gjaku të derdhur mes Francës dhe Gjermanisë, lumë i cili u ndal, u tha dhe u kthye në atë terren prosperiteti që solli edhe Europën e bashkuar, falë një kapërcimi krejtësisht të pamundur në dukje të së shkuarës. Shembujt e tjerë janë të shumtë dhe ne besojmë se janë këta që frymëzojnë vendet më të mëdha dhe fshatin më të humbur.

Sokol Balla – Zhvillimet e fundit në KQZ, mund të konsiderohen prej jush si një argument më shumë për të treguar një tentativë të pushtetit për të kontrolluar zgjedhjet?

Edi Rama – Ne nuk kemi nevojë për argumenta plus. Jo vetëm që PS me LSI duhet të bashkoheshin, por bashkimi është një hap i natyrshëm për t’i dhënë fund një anomalie në sistemin politik shqiptar, pasi gjithë ajo që ka ndodhur me KQZ është një shprehje brutale e së vërtetës që zgjedhjet janë të kërcënuara dhe që kërcënimi vjen nga i njëjti person dhe e njëjta parti. Kjo është një arsye e mjaftueshme për të kapërcyer të shkuarën të gjithë së bashku dhe arsye që në 23 qershor të ndryshojmë fytyrën e këtij vendi. Jo më larg se dje, Banka e Shqipërisë thoë se në vitin e shkuar dhe në tre mujorin e parë të këtij viti, kemi mjë rënie dramatike të pagës reale të shqiptarëve dhe Banka thotë se paga reale ka rënë 9,4% me vitin e kaluar. E çfarë do të thotë kjo? Që ka rënë fuqia blerëse e shqiptarëve, ajo që kemi thënë gjithmonë për një propagandë të shfrenuar të rritjes së pagave, që nuk është shoqëruar me rritje të fuqisë blerëse.

Sokol Balla – Në fjalën e tij, guvernatori Fullani tha se një mundësi përmirësimi ishte falja e kredive të këqija të 1990-s për biznesin dhe inviditët. Si e gjykoni këtë propozim?

Edi Rama – Ne jemi shumë të përqendruar tek nevoja për t’i lënë stabilitet sistemit tonë financuiar, është një stabilitet në prag të një kërcënimi të madh dhe me këtë duhet bashkërendim i të gjitha forcave, duhet konsensus sepse ekonomia shqiptare sot po mbërrinm aty që kemi thënë që 2009-n, në krizë.

Sokol Balla – Nisma për ndryshimin e anëtarit të LSI-së në KQZ erdhi 24 orë pasi kjo forcë mbështeti në këshill bashkiak Lulzim Bashën. Mendoni nëse duhet të ketë më dilema Meta për pushtetin lokal?

Edi Rama – Nuk besoj se ka dilema të tilla. është një proces i shpejtë tranzicioni, që ka të bëjë me struktura që duhen ridizenjuar në bazën e shumicave të reja që tani janë edhe në nivel vendor e shumë shpejt këto shumica do të veprojnë për të vendosur vullnetin sovran në funksion të një vendimarrje që s’do të jetë asnjë rast penguese, por vijëmësisht në funskoion të vullnetit të qytetarëve.

Sokol Balla – Basha thotë që qytetarët janë të parët…

Edi Rama – Ne jemi plotësisht dakord për këtë, shumica që tani më, përfaqësohet nga ata që janë vërtet të parët, e ne do të veprojnë pikërisht në emër të tyre.

Sokol Balla – Ka pasur debate përse LSI nuk ka ende një vendim politik për pushtetin lokal. Vendimi që ju thoni është edhe qëndrimi zyrtar i LSI-së?

Edi Rama – Nuk po flas për një vendim, por për një funksionim të natyrshëm. Këtu nuk ka pjesë marrëveshje, pasi ky është funksionimi i natyrshëm i një shumice që përfaqëson tashmë shumicën e shqiptarëve. Sot ka pasur një deklaratë, si asnjëherë tjetër të shkoqur, të thënë troç nga Brukseli, në lidhje me atë që ndodh me KQZ-në, që do të thotë se edhe bashkësia ndërkombëtare e ka sosur durimin.

Sokol Balla – Brukseli ka të drejtë të këmbëngulë tek ajo që thotë për respektimin e ligjit, si rasti i KQZ-së, por argumenti politik e ka një sens.

Edi Rama – Anëtari i KQZ mund të hiqet vetëm kur kryen një vepër penale apo vdes. Askush nuk ka vdekur, ajo që ka vdekur është vetëm pushteti i Saliut.

Sokol Balla – E megjithatë, politikisht ka sens si debat, sepse ka shkuar drejt një balancimi politik në KQZ dhe fakti që balanca politike ndryshon, mbase imponon një ribarazim.

Edi Rama – Jo, nuk është ashtu. Së pari nuk është ndonjë blasfemi që PD është në pakicë, pasi e tillë është. E dyta, ajo që thotë ligji, kodi i miratuar me konsensus, është që forcat në Parlament zgjedhin anëtarët mbi bazën e këtyre raporteve, ashtu si kur ndonjëri thotë që këto forca duhet të zgjedhin persona jo anëtarë partie dhe që nënkupton se në momentin kur këtyre njerzve të pavarur nga forcat politike. Këto forca i japin anëtarëve mandatin të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në KQZ, por këta nuk janë më gurë të forcave politike që kur marrin mandatin, e nuk sillen më si përfaqësues të tyre, por janë shërbëtorë të kushtetutës, kodit zgjedhor dhe popullit shqiptar. Nëse hyjmë me këtë logjikë, forca që ka shumicën duhet t’i qëndrojë si shpata e Demokleut mbi kokë çdo anëtari që ka çuar vetë, e kjo nuk ekziston.

Sokol Balla – Ju qëndroni parimisht faktit që institucionet të jenë institucione, çfarë do të bëni në rast se fitoni në qershor?

Edi Rama –
Çfarë bëjnë anëtarët e KQZ është vullnet i anëtarëve të tyre.

Sokol Balla – Votimi për anëtarin e KQZ është shtyrë për të hënën. U tha që PD nuk ka votat e mjaftueshme, me gjithë deputetët e PS-së që i janë bashkangitur. A do të tentoni gjetjen e një kompromisi?

Edi Rama – Nuk ka kompromis për marrëveshjen që është sanksionuar mbi shumicën e cilësuar. Kthehemi pastaj tek tre ligjet dhe sot është shembulli më i ri që problemi nuk është ligjet që kemi, por si zbatohen. Drejtohemi nga një personazh që ligjin e konsideron si një letër pa vlerë, kur është në nevojë, për të arritur vlerë monetare apo politikë të shtuar.

Sokol Balla – Meqe folët për tre ligjet, ndryshimi i balancave në këshillat me aleancën e LSI mund t’i japë një zgjidhje teknike bllokimit të tre ligjeve, pasi ndryshon mazhoranca në Qarkun e Fierit dhe nëse kjo do të ndodhë zyrtarisht, ka edhe një zgjidhje të çështjes. A është kjo parathënie e votimit të tre ligjeve në këtë legjislaturë?

Edi Rama – Jo nuk është një parathënie dhe më lejoni t’iu them këtu, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kusht në këtë bashkim.

Sokol Balla – Situata e re në Qarkun e Fierit dhe këshillin e këtij qarku, me shumicën e re të krijuar, megjithatë mund të zhbllokojë kushtin që ju vendosët, pra zgjidhjen e problemit të këtij qarku. A do të votojë Partia Socialiste këto ligje?

Edi Rama – Të shikojmë si do të zhvillohen gjërat, vendimet do të merren hap pas hapi dhe vendimarrja jonë sot dhe nesër do të jetë e përbashkët, do të jetë e bazuar gjithmonë në një projekt strategjik sepse i tillë është ky bashkim, nuk është vetëm taktik, por një projekt strategjik për t’i dhënë të majtës historike të gjithë energjitë dhe forcën që jo vetëm të qeverisë, por të transformojë këtë vend, ose e thënë ndryshe të rilindë Shqipërinë.

Sokol Balla – Kjo marrëveshje me LSI-në thatë që garanton votën e shqiptarëve. Dikur akuzonit LSI se bashkëpunoi në vjedhjet e votave në Tiranë? Në këtë deklaratë doni të thoni që votat tani do t’iu vidhen më pak sepse ai që ju ka vjedhur do të vjedhë me ju apo çfarë?

Edi Rama – Jam shumë i vetëdijshëm që ka shumë pyetje që mund të ngrihen duke u bazuar në të shkluarën, por politika nuk është shkencë e së shkuarës, por një instrument për të zgjidhur problemet aktuale duke parë nga e ardhmja. Ama vota jonë sot është shumë më e mbrojtur, pasi shumica që përfaqësojmë sot është e pakapërcyueshme nga vjedhjet, deformimet, nga makineria e vjedhjeve me shofer Sali Berishën.

Sokol Balla – Nëse PD e bën fakt të kryer zëvendësimin në KQZ, me një shumicë të thjeshtë, cila do të jetë hapat që do të ndiqni? Një nga mundësitë është që LSI të kërkojë zëvendësimin e anëtarit të PBDNJ-së.

Edi Rama – Më lejoni t’iu siguroj që edhe në këtë rast, siç e shikoni, logjika e këtij bashkimi nuk është ajo që dikur shkaktoi ndarjen apo ajo që në momente të caktuara, që nga viti i keq i ndarjes ka bërë të pamundur bashkëpiunimin. Logjika e këtij bashkimi bazohet në projektin e përbashkët strategjik dhe për të shkuar përpara me vetëdijen që u detyrohemi shqiptarëve një transformim që e presin prej vitesh. Përgjigja, ne nuk shkelim ligjin dhe dy gjëra duhet të dinë mirë njerëzit, të vetmuarin Sali nuk e shpëton dot nga disfata e 23 qershorit asgjë, sikur të marrë të gjithë KQZ dhe në vend të anëtarëve të vendosi shtatë shajanë, sikur të bëjë gjithçka mund të përfytyrohet, nuk do të përmbysë dot vullnetin e shqiptarëve. Nëse kjo do të ndodhë, do të njollosë shumë keq Shqipërinë dhe zgjedhjet që përpara se ato të mbahen, e do të njolloste kryeministrin direkt, e procesi zgjedhor të jetë i kontenstuar ndërkombëtarish që pa u mbajtur zgjedhjet.

Sokol Balla – Në një deklaratë të publikuar në këtë moment, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shpeh mbështetjen e saj për shtyrjen e votimit për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së dhe kërkon një konsensus mes palëve. Duket se ka një përpjekje për të gjetur një bonsens dhe kjo do t’iu përfshijë edhe ju.

Edi Rama – Ne nuk kemi asgjë për të lëshuar pasi nuk kemi kapur asgjë. KQZ ishte në punë të vet, ne kemi vërejtjet tona, kritikat tona, por atë duhet ta lëshojë ai që e ka kapur dhe të jeni të sigurt që këto sinjale sot, janë të parat e një përshkallëzimi në rast se këtu nuk do të ndalet përpjekja për të përmbysur KQZ, duke përmbysur kushtetutën, ligjin dhe duke kthyer KQZ-në nga një administratë në shërbim të qytetarëve, në një vegël për të çuar përpara projektin e dëshpërimit në verën e vetmisë së madhe.

Sokol Balla – T’i rikthehemi pak marrëveshjes. E di që ju do ta quani telenovelë rozë, por publiku dëshiron të dijë detajet. Ju thatë do të bëhet publike së shpejti e plotë.

Edi Rama – Jemi duke punuar mbi një kartë parimesh, që do ta bëjmë publike në momentin e duhur, përpara se të shpallet përfundimisht gjithë fronti i koalicionit tonë, ku presim të bashkohen edhe të tjerë.

Sokol Balla – Sa zgjati takimi me Metën? Do të ketë qenë i vështirë, a ka një pikënisje në darkën e famshme?

Edi Rama
– Po ka një pikënisje, një vendosje komunikimi që në atë kohë kishte atë funksion që unë kam thënë, por që sigurisht që hapi edhe rrugën e një komunikimi njerëzor, që është pjesë e patjetërsueshme e një procesi afrimi dhe bashkëpunimi, Bashkimi mes përfaqësuesish politikë të ndarë për një arsye dhe nuk është rastësi e kotë, por është pjesë e teknikës së negocimit edhe mes forcash ekstremalisht të kundërvendosura që të krijojnë kushtet për komunikim njerëzor, siç kemi rastin për periudhën e përgatitjes së paqes së famshme Izrael-Palestinë.

Sokol Balla – Nga Franca, tek paqja Izrael-Palestinë?

Edi Rama
– Edhe një herë, njeriu është po ai, edhe në Gjirin e Lalzit, edhe në Gjirin Persik, por problemi nuk është të bëjmë krahasime, por për teknikat e negocimit, për teknikat e fundit dhe që funksionojnë njësoj si në Qarkun e Fierit, ashtu dhe në SHBA.

Sokol Balla – Gjërat që kanë ndodhur në Shqipëri janë të paprecedent, si raporti “love and hate” me Ilir Metën. A pati një pati personazh që ju pajtoi?

Edi Rama – Ka pasur persona të afërt me njërën palë dhe tjetrën. Ka pasur miq dhe dashamirës, partnerë ndërkombëtare të Shqipërisë që kanë shfrytëzuar edhe komunikimin personal e jo vetëm ata të së majtës europiane, për të krijuar këtë, por ajo që ju siguroj që më ka bashkuar mua me kryetarin e LSI-së dhe bashkon dy partitë, është thirrja ulëritëse e këtij vendi për të ndryshuar drejtim, duke larguar pengesën mal që ka përpara, që është pushteti i partisë familjare të kryeministrit dhe vetë kryeministri, e sigurisht për t’i dhënë më pas të majtës e të gjitha forcace progresiste e liberale në Shqipëri mundësinë që të qeverisin radikalisht ndryshe.

Sokol Balla – (Pas transmetimit të një inserti televiziv, të raportit Meta-Rama ndër vite). Janë thënë shumë gjëra, si do ta kapërceni 21 janarin se nuk e kuptoj dot?

Edi Rama – Së pari duke e nisur nga fundit, inserti s’ka lidhje me atë që po ndodh dhe e dyta, duke parë përmbledhjen që të gjithë natyrshëm mund të bëjnë pyetje vetes përse Edi Rama e ka kapërcyer aspektin personal dhe si ka mundësi që i ka harruar të gjitha këto. Përgjigja e kësaj pyetje është sepse nëse në jetën private mund të ndodhë ndryshe, në jetën publike, me përgjegjësinë shumë të madhe të kryetarit të PS, në kushtet kur Shqipëria po rrënohet dhe po shkon drejt greminës, ka vetëm një imoralitet, është ai imoralitet që të mos bësh gjënë e duhur kur është momenti për ta bërë dhe gjëja e duhur sot, në këtë moment, është ky bashkim për të garantuar jo sigurinë e përkoshme timen, por për të garantuar një fitore nga e cila dua të siguroj të gjithë shqiptarët, nuk do të vijë një pushtet personal për mua, por do të vijë një transformim i Shqipërisë, duke e larguar përfundimisht nga skena njeriun që mban peng Shqipërinë.

Sokol Balla – U përgëzoj që keni marrë përgjegjësinë për marrëveshjen, por për 21 janarin, a keni diskutuar me Metën për këtë cështje, si shumë të vështirë për t’u shitur?

Edi Rama – Unë jam i hapur për 21 janarin në këtë debat. Jam i hapur për ata të cilët shohin këtë bashkim me sytë e të lënduarit të drejtpërdrejtë ose ata të cilët vranë dëshmorët e 21 janarit apo justifikuan në gjithë burimet e propagandës këto vrasje. Këta të dytët unë i neveris, që përngjyejnë emrin me gjakun e 21 janarit apo të tjerët lart në pushtet që ngjyejnë gjuhën me gjakun e 21 janarit. Unë i neveris! U kam lënë mallkimin e zotave, këta të tjerët që janë emocionalisht të përfshirë në 21 janar, janë ata që më bëjnë të mos lodhem kurrë së shpjeguari një të vërtetë shumë të thejshtë; bashkimi me LSI është e vetmja që garanton 21 janarin si një cështje që nuk mund të mbyllet si farsë, sepse bashkimi ynë sjell fitoren e PS dhe të gjithë këtij koalicioni dhe sjell vendosjen time personalisht përballë përgjegjësisë, jo më për të folur për 21 janarin, por për të krijuar kushtet që drejtësia të bëjë drejtësi. Ta harrojë Sali Berisha, ta harrojnë ata që kanë gisht në këto vrasje, ta harrojë partia familjare e kryeministrit që është e përfshirë në krijimin e sistemit më pervers të korrupsionit në Shqipëri, se mund të shkarkojë rrënimin e këtij vendi tek LSI. Ndryshe kishim të garantuar, ndoshta një humbje me nder se ajo e 8 majit në Tiranë, që kushedi se në ç’skenarë mund të fuste vendin.

Sokol Balla – Pra ju e cilësuat rastin e 23 qershorit të PS vetëm në garë si një humbje me nder?

Edi Rama – Unë thashë që ne mund të marrim lumin e votave, por diga e manipulimit e kthen në zullum. Bashkimi me LSI është guri i themelit për të ngritur murin që bllokon manipulimin e zgjedhjeve dhe që i hap rrugë një Shqipërie të re duke i thënë rrugë një qeverisje që të gjitha këto ndryshime të bëhen realitet.

Sokol Balla – Ju e krahasuat me 8 majin. A është kjo që po thoni sot, dhe që projekti juaj për politikën përtej të majtës dhe të djathtës dështoi?

Edi Rama – Projekti ynë është programi ynë që shqiptarët ta ballafaqojnë mbi bazën e fakteve. I besoj të vërtetës së thjeshtë, bashkojmë 100 mijë vota të verifikuara. Rilindja shqiptare nga ky bashkim garanton që do të kthehet në një gjë qeverisëse. I mirëkuptoj ata që kanë dyshimet e tyre dhe u them mbajini këto dyshime dhe më gjykoni mbi bazën e këtyre dyshimeve, pasi të kemi fituar zgjedhjet dhe të kemi larguar malin që pengon shqiptarët të dalin nga varfëria.

Sokol Balla: Si do qeverisni me Ilir Metën në bazë të votave apo ka një marrëveshje paraprake?

Edi Rama – Besoj se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton njerëzit dhe sistemi korruptues që ndërtoi Berisha që në vitin 2005 është përgjegjësi e partisë kryesore. Do themi që Shqipëria ka sot papunësi të lartë dhe fajin e ka Spiro Ksera?! Këtu problemi është të ndryshojmë rregullat e lojës. Bashkimi PS-LSI është projekti ynë që thotë se ne mund të bëjmë gabime të reja, por nuk do përsërisim ato të vjetrat. Unë besoj shumë që rëndja, e parë nga befasia sepse në biseda të gjithë thonin pse nuk bashkoheni, edhe ju personalisht, vetëm një analist ka qenë kundër dhe vazhdon të jetë me konsekuencë kundër.

Sokol Balla – Koha u prish shumë zoti Rama kur AK pati një protestë kundër kryeministrit, përse ky presion ndaj AK?

Edi Rama – Nuk kam bërë presion dhe është momenti për ta thënë, edhe pak ditë na ndajnë nga marrja vesh se cfarë është AK. Diktaturat e korrupsionit janë të njohura për prodhimin e forcave radikale kundër vetvetes për të coroditur popullin që e kanë kundër. Unë do të jem frontal për të thënë atë që ndjej. Nëse FRD është Partia Demokratike pa Saliun kjo është e qartë dhe nuk ka ekuivok, projekti i tyre është i qartë, por për AK duhet të presim ca ditë ta kuptojmë, është Saliu pa PD apo një forcë opozitare. Duhet të vendoset mes këtij koalicioni apo pushtetit dhe jo për të coroditur shqiptarët me spazma morale dhe nacionaliste duke dizenjuar një profil që nuk ka të bëjë me profilin që na duhet, apo është një forcë që është e gatshme t’i qendrojë atij boshti që ka fituar simpati mes shumë njerëzve që është lufta pa kompromis korrupsionit, ndarja e pushteteve, shtet ligjor.

Sokol Balla –  zhvilluat një takim me NIkollë Lesin, cfarë u bisedua? Po me PBDNJ?

Edi Rama – Me Nikollë Lesin pata një takim miqësor, për hir të miqësisë së shkuar. Të jem i sinqertë ai është më nostalgjik se unë. Të gjitha partitë janë elementë të një skene politike ku nuk ka liri dhe demokraci për votën dhe këto përbëjnë atë që quhet bazat e shtetit që garanton liritë e qytetarëve dhe në këto kushte duhet parë kë kam në krah dhe kë kemi përballë. Përsa kohë të jetë ai mali që ka zënë rrugën në përpjekjen e Shqipërisë drejt Europës askush nuk mund të realizojë projektet e tyre demokratike. Ne kemi thënë që jemi të hapur për cdo forcë politike që dëshiron të bëhet opozitë. Kemi dhënë përgjigje për këtë kudo dhe asnjëherë s’ka patur problem, kur ndodhi u bë e bujshme. Sot kjo është për të gjithë. Duhet ta ndajmë në dy pjesë historinë tonë, më 23 qershor t’i hapim rrugë ndryshimit dhe më pas partitë të gjejnë rrugët e tyre, ndërsa PS dhe LSI e kanë gjetur dhe do shkojnë para në rrugën e tyre.

Sokol Balla –  Një ndjekës pyet, a ka rrezik që Meta ta braktisë nesër?

Edi Rama – Kjo është një  pyetje legjitime që ma kanë bërë shumë. E para nuk e parashikojmë dot të ardhmen në kuptimin e marrëdhënieve. Njerëzit shkojnë para altarit, betohen dhe ndahen jo më në një marrëdhënie politike. Por e shkuara tregon se Ilir Meta nuk ka prishur asnjë marrëveshje deri më sot.  Ata që i referohen 2009-ës duhet të kuptojnë se nuk kishte marrëveshje por një lëvizje. Edhe marrëveshjes me PD, LSI i qendroi deri në fund.

Sokol Balla – Nëse ky bashkim i së majtës, sërish nuk e sjell të majtën në pushtet, a duhet të zgjedhë e majta një lider të ri?

Edi Rama – Kjo pyetje është me e lehtë tani  sepse e majta është e bashkuar dhe e ka të vendosur se cfarë do të bëjë, duke bërë që shqiptarët të jenë krejtësisht të kënaqur me zgjedhjen që do të bëjnë më 23 qershor.

Rama iu përgjigj edhe pyetjes se cdo ndodhë me kontratat e privatizimeve që opozita i cilëson sot si abuzive dhe korruptuese. “Do prishim të gjitha kontratat që nuk janë lidhur konform ligjit”, tha ai.
 

Top Channel