Ulet taksa e makinave të vjetra

10/04/2013 00:00

Qeveria miratoi vendimin e paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha
për përgjysmimin e taksave për makinat e përdorura, të cilat deri tani
llogariteshin në bazë të një koefiçienti, që e bënte taksën e tyre më të
lartë se makinat e reja.

“Pergjysmim i plote i taksave per makinat e perdorura, nga i cili perfitojne ata qe kane me pak”, tha Berisha.

Vendimi tjeter i miratuar ishte heqja e takses se shitblerjes së tokës bujqesore, një shqetesim ky i ngritur në bashkëbisedimin me fermeret e Lushnjës, të cilët e konsideronin pengesë për zhvillimin e bujqësise taksën 10 për qind.

“Përjashtojmë tokën bujqësore, që shitet për qëllime bujqësore, nga taksa 10 për qind. Kjo bëhet në mënyrë që të hapet mundësia e tregut të tokës”, tha Berisha.

Pak dite me pare Kryeministri Berisha deklaroi ne Parlament se do te beje legalizimin e te gjitha ndertimeve te ngritura pas vitit 2006, ndertime keto qe kishin mbetur jashte ligjit te legalizimeve. Ne mbledhjen e Qeverise, Kryeministri kerkoi hartimin e vendimit per verifikimin ajror te territorit te Shqiperise. Ky verifikim eshte i nevojshem per te fotografuar ndertimet pa leje ne Shqiperi dhe per t’i perfshire ato ne ligjin e ri te legalizimeve.

Kjo ishte mbledhja e pare e Qeverise me ministrat e rinj pas largimit te Levizjes Socialiste per Integrimit. Duke marre shkas nga prania e ministrit te Kultures, Visar Zhiti, i persekutuar nga regjimi komunist, Kryeministri Berisha denoi disa deklarata, qe sipas tij jane bere nga Edi Rama.

“Tha se Spaçi ka qene nje pasuri e madhe. Spaçi ka qene nje ferr, sigurisht ishte pasuri per bllokmenet, por eterit e Rames, por per shqiptaret dhe per ata qe vuanin atje ishte nje superferr, por le te vazhdojne keto percartje edhe pak kohe. Koha po afron, dita po afron, energjite po i leshojme, une ceshtjet i kam me zgjedhesit”, tha Berisha.

Top Channel