Operacion policor, në pranga 8 persona

10/04/2013 00:00

Policia Shqiptare bëri të ditur se arrestoi gjatë një operacioni të
përbashkët me disa vende të Bashkimit Europian arrestoi mëngjesin e së
mërkurës 8 persona në Shqipëri, nga 34 që u arrestuan në total në
Zvicër, Hollande, Itali dhe Gjermani.

Drejtori i Sektorit Kunder Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit, Edmond Rizai, gjate nje deklarate te perbashket me Prokurorin e Krimeve te Renda Eugen Becin, sqaruan se hetimi per kete rrjet trafiku datonte qe nga janarin i 2011-es.

Ata sqaruan se edhe te arrestuarit ne Shqiperi nuk kishin kryer aktivitet kriminal ne vend, por ne kater shtete te Bashkimit Evropian. Te arrestuarit ne Shqiperi do te hetohen nderkohe per vepren penale te pastrimit te produkteve te vepres penale, nderkohe qe do te ekstradohen ne vendet ku kane kryer krimet.

Rrjeti nderkombetar operonte ne shitjen dhe prodhimin te lendeve narkotike si edhe te shfrytezimit te prostitucionit. Emrat e te arrestuarve ne Shqiperi jane, Sokol Tafani, Besnik Lleshi, Festim Hoxha, Hygert Allko, Rezart Jaho, Brunild Ramaj, Altin Poda, si dhe Bledar Shabani.

Top Channel