I gjithë rrethi i Kukësit është në errësirë të plotë që nga ora 24.00 e
natës së kaluar dhe shkak për këtë black out është bërë djegia e njërës
prej kabinave të shpërndarjes së energjisë elektrike në nënstacionin e
Rexhepajve.

Sipas informacioneve të marra pranë shtabit të emergjencave civile bëhet e ditur se kabina është djegur mesnatën e kaluar duke lënë pa energji elektrike Kukësin dhe komunat rreth tij.

Kabina është shkrumbuar tërësisht, te tre fidrat jane shkaterruar. Riparimi po kryhet edhe me ndihmen e nje grupi ekspertesh nga Tirana.

Top Channel