Debatet për rezolutën e Çamërisë

10/04/2013 00:00

Shqyrtimi i rezolutes çame në Komisionin Parlamentar të Jashtëm ka marre
një rrjedhë të papritur. Teksa palët kishin nisur diskutimin e një
drafti të sjellë nga PDIU dhe një nga PS, kryetari i Komisionit,
demokrati Fatos Beja ka surprizuar të gjithë, kur u ka dhënë
propozuesve, procesverbalin e votimit të projektrezolutës së vitit 2004,
sipas të cilit, kjo rezolutë me votat që ka marrë është e miratuar që
në atë kohë.

“Nuk mund të bëjmë një rivotim. Ekziston fakti, procedurat janë problematike, mund të ecet në drejtim të korrigjimit të procedurave për të ardhur te Kushtetuta, por ne nuk mund të shkelim një gjë që është votuar. Unë jam i vetëdijshëm që aty ka një problem, për ju si nismëtarë, unë e kuptoj që është një vështirësi për ju si nismëtarë, sepse nuk është qarkulluar publikisht për fat te keq, sepse edhe unë kur po shikoja materialet e mia, kërkova ta certifikoja dhe e para vështirë për ta gjetur dhe ky është problemi”, tha Beja.

“Zotëri, nuk është çështje informimi, por nëqoftëse kjo rezolutë do të ishte miratuar, atëherë do të futej në Fletoren Zyrtare të vendimeve”, tha kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Mbeshtetur mbi procesverbalin qe Beja paraqiti, ku rezoluta në 2004 ka marrë 53 vota pro, 44 abstenime dhe 4 vota kundër, bën qe ajo te jete miratuar pasi ka siguruar shumice te votave te deputetëve te pranishem.

Por ajo qe ka ndodhur, sipas Bejes, eshte deklarimi i rrezuar nga kreu i Kuvendit te asaj kohe Servet Pellumbi, çka ka shkaktuar irritimin e deputetëve të PDIU-së në Komisionin e Jashtëm.

“Ka falsifikuar vullnetin e popullit. Ky kryetar Parlamenti i asaj kohe duhet t’i paraqitet drejtësisë për këtë që ka bërë”, tha deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri.

Rrëzimi i rezolutes ne 2004 u konfirmua si i tille ne kronikat e kohes.Per çudine e te gjitheve ky votim nuk pati atehere as reagime per numerim jo te sakte te votave nga deputetet, por vetëm shkaktoi perplasjen e komunitetit çam me policine.

Te gjendur sot perpalle nje situate te tille, PDIU duke e vleresuar fshehjen e ketij fakti si tejet te rende dhe të turpshëm kërkoi vijimin e procedurave për hyrjen në fuqi të rezolutës së vitit 2004.

“Në këto kushte ne do të kërkojmë rikonfirmimin e këtij vendimi, të futet në Fletoren Zyrtare dhe sigurisht bëhet një udhërrëfyes për të gjithë qeveritë shqiptare”, tha Idrizi.

Top Channel