LSI: Po shkarkohet administrata

09/04/2013 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kujtuar Partise Demokratike me të
cilën qeverisi katër vjet se largimet e njerëzve të saj nga
administrata, së pari janë në shkelje të ligjit për nënpunesin civil dhe
së dyti shkelje e marrëveshjes elektorale që këto dy parti patën për
zgjedhjet vendore të 2011.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se njerëzit e kësaj partie nuk duhet të bëhen gjah elektoral në prag të 23 qershorit.

“Vetë Kryeministri Berisha ka theksuar që punonjësit e administratës janë punonjës të shtetit, ka theksuar domosdoshmërinë e respektimit të kontratës të punës së tyre në raport me Kodin e Punës dhe me Ligjin e Shërbimit Civil dhe nga kjo pikëpamje cdo qëndrim tjetër jashtë kësaj fryme bie ndesh me parimet për të cilat është investuar edhe koalicioni qeverisës gjatë këtyre katër viteve në përbërje të cilës ka qenë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim”, tha Rama.

Ndryshimet ne KQZ pas paktit?

Perballe kerkeses se republikaneve per zevendesimin e anetarit te LSI-së ne KQZ me nje perfaqesues te propozuar nga Partia Republikane, si forca e dyte politike me e madhe e mazhorances pas ikjes se Levizjes Socialiste per Integrim, Luan Rama tha se kete çeshtje e ka zgjidhur tashme Kushtetuta dhe nuk eshte pjese e debatit partiak.

Ndërkaq LSI theksoi se mbeshtet zgjidhjen sa me shpejte te çeshtjes çame. “Ky është një problem ligjor, kushtetues dhe ne do t’i qendrojmë asaj fryme të artikuluar edhe në raport me të gjitha zhvillimet politike në vend edhe nga kryeministri Berisha që Kushtetuta ka parashikuar të gjitha cështjet drejt dhe në përputhje me të dhe Kodin Zgjedhor që rregullon veprimtarinë e Komisionit Qendror Zgjedhor, ne do të ecim më tej me synimin dhe përgjegjësinë dhe përkushtimin që të realizojmë një proces zgjedhor korrekt e transparent në përputhje me standardet europiane që edhe Shqipëria më në fund në zgjedhjet e 23 qershorit të realizojë zgjedhje në përputhje me standardet europiane”, deklaroi Luan Rama.

Top Channel