Nezir Karrangja, nga Kukësi, ka blerë tokë në Nënshkodër për të kullotur
300 krerë dele, por e gjithë sipërfaqja dhe stallat janë të përmbytura
prej disa ditësh.

Edhe vendi ku ai jetonte eshte nen uje. Prej disa javesh ka qendruar jashte me gjithe bagetite ndersa tani kerkon ndihme sepse nuk ka me cfare te ushqeje bagetite te cilat po i ngordhin.

Vendi ku ndodhet fermeri me 300 dele eshte prane argjinatures ku ndahet fusha e Torovices me fushen e Nenshkodres. Argjinature me emrin Benti i Torovices ben dhe dallimin. Ne Torovice bujqesia vazhdon ndersa Nenshkodra eshte kthyer ne liqen.

Banoret qe jetojne ne fushen prane Malit te Jushit banesat e te cilve jane permbytur dhe bagetit kane mbetur pa ushqim po kalojne ditet me te veshtira, jashte. Ne pjesen derrmuese te Nenshkodres s’ka me bujqesi dhe blegtoria eshte ne grahmat e fundit. Kjo zone me prodhim shume te larte ne bujqesi furnizonte nje pjese te madhe te vendit, por prej disa vitesh rresht çdo e mbjelle po shkaterrohet

Top Channel