Berisha me fermerët: Trefishojmë grantet

09/04/2013 19:30

”Po të garantoj unë personalisht, se ushqim importi, vetëm po u fut në mënyrë klandestine, pasi ai nuk hyn kurrë në shtëpinë time”.

Këtë preferencë për ushqimet bio shqiptare, kryeministri Sali Berisha tregoi gjatë një takimi me fermerë dhe blegtorë në zonën e Shijakut, rreth të cilës janë ngritur disa stalla dhe ferma moderne bujqësore.

Kryeministri beson se pa zhvillimin e qëndrueshëm rural nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar dhe sipas tij, për të lehtësuar nxjerrjen në treg të prodhimeve u ndërtuan 8 mijë kilometra rrugë në zonat rurale.

”Ne kemi angazhuar me shume se 60 perqind te te gjitha investineve ne Shqiperine rurale, sepse ajo e tera ishte Shqiperia e baltes. Po une ju garantoj ju se ne mandatin e ardhshem edhe ato fshatra e komuna te cilat nuk kane infrastrukture do ta kene te plote”, premtoi kryeministri.

Berisha premtoi gjithashtu trefishimin e granteve per fermeret, nga 42 mije familje qe e kane perfituar deri tani, si dhe trefishimin e subvencionimit per disa kategori te prudukteve te tjera, me qellim rritjen e prodhimit ne vend.

”Koncepti yne eshte qe ne Shqiperi nuk ka toke pa fryt. Ne Shqiperi, ne cdo meter katror mund te nxjerrim prodhim dhe ne do te bejme gjithcka per te nxjerre prodhim”.

Duke inkurajuar fermeret dhe blegtoret te perfitojne sa me shume nga lehtesite e reja fiskale per te rritur prodhimin, kryeministri Berisha beri nje krahasim mes alternatives se Partise Demokratike dhe Partise Socialiste per bujqesine.

”Ne hoqem çdo lloj takse apo tarife per çdo lloj materiali importi qe do t’u duhet per fermat tuaja, per suskesin e tyre. Alternativa mavi thote se do te heqe TVSH-ne per prodhimet, per qumeshtin, per grurin, per miellin dhe kjo eshte si te rrenosh ne fushen ne are, ne stalle, fermeret tane. Kjo nuk do te ndodhe. Nuk ka shanse. Prandaj thashe dhe nje dite, le t’i leme ata me ngjala dhe ne te vazhdojme me projektin tone”, shtoi Berisha.

Top Channel