Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare vazhdon shkarkimet e ujit në
hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, të nisura që në
orën 17:00 të ditës së shtunë, për shkak të tejmbushjes dhe reshjeve
masive të ditëve të fundit.

Sipas të dhënave më të fundit të KESH, vazhdon të ndiqet me shqetësim situata në liqenin e Fierzës, i cili ka mbledhur rezerva ujore në nivelin alarmant të 296.41 metrave mbi nivelin e detit. Sipas KESH, prurjet në basenin e Fierzës janë në nivelin 640 m3/s ndërsa shkarkimet kanë arritur në 200 m3 për sekondë. Hidrocentrali po punon me 4 agregatë dhe prodhon 455 Më energji.

Në hidrocentralin e Komanit, niveli i rezervës ujore ka arritur në 173.19 m. Sipas KESH, prurjet nga Fierza janë 886 m3 për sekondë ndërsa prurjet anësore 236 m3 për sekondë, ndersa shkarkimet nga porta kanë arritur në nivelin 300 m3 për sekondë. Edhe hidrocentrali i Komanit po punon me 4 agregatë ndërsa prodhimi është 500 MW. Po sipas të dhënave më të fundit të KESH, Vau i Dejës ka arritur në kuotën e 74.24 metrave dhe po punon me 5 agregatë duke prodhuar 230 Më.

Prurjet e akumuluara nga 2 hidrocentralet e tjera kanë mbërritur në 1085 m3 për sekondë, ndërsa ato anësore në 40 m3 për sekondë, kurse shkarkimet nga porta janë në nivelin 400 m3 për sekondë. Korporata Elektro Energjetike Shqiptare thotë se po monitoron situatën ndërsa sqaron se shkarkimet janë të detyrueshme. Ndonëse po përmirëson bilancin energjetik të KESH, gjendja e krijuar po shoqërohet me përmbytje të mëdha në zonën e Nënshkodrës duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët e kësaj zone.   

Përmbytja, nuk shpallet emergjenca

Autoritetet ngurrojne te shpallin gjendjen e emergjences ne zonat e permbytura ne Shkoder. Me qindra familje jetojne prej me shume se tre jave te rrethuar nga uji dhe me mungesa te theksuara ne mjetet kryesore te jeteses.

Drejtuesit e pushtetit vendor ne zonat me problematike si ne komunen Ana e Malit ngulmojne ne shpalljen e emergjences dhe kerkojne ndihma urgjente per banoret.

Nderkohe harta e permbytjes vijon te jete problematike me gjithe nje renie te lehte te nivelit te ujit. Ne fshatrat Obot, Goricë, Darragjat dhe Shirgj në Nënshkodër vazhdojnë të jenë të rrethuara nga uji dhe pa asnjë ndihmë qindra familje. 

Drini shkakton dëme

Hapja e portave të hidrocentralit të Spilës në Maqedoni po shkakton dëme dhe përmbytje përgjate rrjedhës së lumit edhe në Shqipëri.

Jane disa qindra hektare toke te permbytura dhe te gryera nga lumi drin ne zonen e fshatit Gjorice te rrethit Bulqize. Prurjet kane ndryshuar edhe shtratin e lumit.

Prurjet e medha kane demtuar nje pjese te argjinatures se ketij Drini, i cili sherbente per mbrojtjen e shtepive te kesaj komune. Ne nje gjatesi prej 1 kilometri kjo argjinature ka rene.

Prej nje jave banoret e lagjeve ne ane te lumit kane vendosur roje oper te njoftuar te tjeret nese ujrat perparojne drejt banesave.

Kjo argjinature vitet e fundit eshte ndertuar tre here, por qe te treja heret lumi ka marre me vete ndertimin duke nxjere ne drite abuzimin me fondet.

Top Channel