Një në tre persona, në të gjithe botën vuan nga presioni i lartë i gjakut.

Shifrat jane bere publike nga Organizata Boterore e Shendetesise, e cila ve alarmin mbi numrin e madhe te njerezve qe po preken nga  tensioni  i  lartë i gjakut, i cili lidhet me sëmundjet kardiovaskulare,  por edhe me goditjet ne  tru.

Te dhenat  zyrtare te OBSH-se saktesojne se numri i të sëmurëve nga hipertensioni  rritet me moshën.

Te dhenat tregojne se  1 ne 10 persona  qe i perkasin moshes 20 deri ne  30 vjec, dhe  5 deri ne 10  persona në të 50-tat vuajne nga kjo semundje.

Mjeket saktesojne se nje nga shkaktaret e tensionit te larte eshte menyra e ushqyerjes.

Kripa, sipas mjekeve eshte armiku me i madhe i kesaj semundje, pasi tek popujt te cilet konsumojne ushqime me permbajtje te larte kripe, numri i te semureve eshte i larte.

Ndaj nuk eshte çudi qe ne disa vende afrikane 40  % e popullsise vuajne nga kjo semundje  e cila konsiderohet si nje një vrasës i heshtur pasi vret me shume njerez sesa SIDA.

7 prilli eshte disa boterore e shendetit,ku tema kryesore eshte zgjedhur ceshtja e hipertensionit, i cili rrit rrezikun e atakut kardiak, goditjes dhe insufiçiencës renale.

Nëse nuk kontrollohet, presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë edhe verbim, çrregullime të ritmit dhe insufiçiencë kardiake.

Mjeket rekomandojne nje ushqyerje sa me te shendtshme, me pak kripe, pa alkol dhe duhan si dhe me zhvillim te rregullt te aktivitetit fizik

Top Channel