PD: 21 janari cështje politike

06/04/2013 00:00

Nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë ka ardhur reagimi i zëdhënëses së kësaj partie Laura Vorpsi e cila deklaroi se Edi Rama e dëshmoi fare qartë me sqarimin e detyruar që nxitoi të bëj për 21 Janarin, se puçi i dështuar i 21 Janarit nuk është për të një çështje drejtësie, parimi, apo morali, por është vetëm një çështje politike, pjesë e strategjisë së tij.

“Dy ditët e fundit, Edi Rama e dëshmoi fare qartë me sqarimin e detyruar që nxitoi të bëjë për 21 janarin,se puci i dështuar i 21 janarit nuk është për të një cështje drejtësie, parimi apo morali, por vetëm një cështje politike, pjesë e strategjisë së tij. Me deklaratën e tij të djeshme ai faktoi haptaz para shqiptarëve se i vetmi manipulator i kësaj ngjarje fatkeqe, është Edi Rama. Manipuloi sa mundi dhe kë mundi, dhe sot ankohet se po manipulohet me emocionet e 21 janarit. Kush i manipulon socialistët? Kush i manipulon Facebook-un e zotit Rama? Ka vetëm një manipulues dhe vetëm një fabrikë manipulimi; është Edi Rama dhe dhoma e tij mavi e ndënjes. Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga përpjekjet për manipulim të zotit Rama dhe të ushtrojë në mënyrë të pavarur pushtetin e saj për të vënë drejtësi mbi organizatorët, sponsorizuesit dhe autorët e 21 janarit që kishte si qëllim marrjen e dhunshme të pushtetit nga Edi Rama dhe neobllokmenët e tij”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Top Channel