Durrës,djali i sëmurë vret nënën

06/04/2013 00:00

Një 51-vjeçar me probleme mendore ka vrarë paraditen e së shtunës nënën e
tij, e vetmja që kujdesej për të pas vdekjes së bashkëshortes një vit
më parë.

Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta mes Lefter Pashajt dhe nënës së tij Mereme. Shërbimet e policisë kanë arrestuar autorin, i cili nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, shtëpia e nënës së tij. Banorë të fshatit shprehen të habitur, pasi pavarësisht se autori njihej për problemet mendore ai nuk shfaqej i dhunshën në jetën e përditshme.

Ngjarja ka tronditur veçanërisht fëmijët e fshatit, disa prej të cilëve kanë dëgjuar dhe debatin mes viktimës, nënë e 7 fëmijëve dhe djalit të saj, Lefterit.

51-vjeçari i ka kërkuar të ëmës t’i dorëzonte atij çelësat e shtëpisë, si dhe paratë e pensionit dhe ato pak para që kishte mbledhur nga dërgesat e fëmijëve të tjerë që jetojnë në emigracion. Refuzimi i të moshuarës ka marrë reagimin e dhunshëm të të birit, që e ka goditur me mjete të forta, drutë që viktima përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Top Channel