Përplasje për pr/rezolutën Çame

05/04/2013 00:00

Partite më të mëdha politike në vend kanë hezituar për miratimin në
Komisionin Parlamentar të Jashtëm, të projektrezolutës për Çamërine,
depozituar nga PDIU.

Demokratët, përmes relatorit Fatbardh Kadilli, kanë kërkuar kohë për verifikimin e referencave ligjore greke dhe ndërkombetare, mbi të cilat eshte hartuar projektrezoluta, ndërsa socialistet kane kerkuar rishikim te permbajtjes se propozimeve të PDIU-së.

“Këto vështirësi na kanë bërë që ne sot të mos jemi ende gati të kemi një relacion për t’ia paraqitur Komisionit. Nuk po flas për përmbajtjen, por flas për aspektin e referencave juridike, ku bazohet kërkesa për restaurimin e disa të drejtave themelore, që listohen në projektrezolute”, tha deputeti demokrat Kadilli.

“Kjo përmbajtje që është paraqitur është e papranueshme, prandaj duhet një rishikim apo një ristrukturim i thellë për të dhe ne jemi të gatshëm për të kontribuar. Duhet patur parasysh për t’u ruajtur ekuilibrat e interesit kombëtar me ato të fqinjësisë së mirë me Greqinë”, theksoi relatori i PS-së, Qemal Minxhozi.

“Nëqoftëse na mbështesni, pjesa tjetër është e lehtë. Bëjini dy nene, mos e zgjatni më shumë. Të përqendrohemi në këto pika:  1. Të riaktiviztohet Traktati i Miqësisë 2.Të çohen marrëdhëniet aty ku duhet 3.Kthimi i të drejtave i shqiptarëve të Çamërisë dhe 4.Të hiqet ligji i luftës”, tha kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi.

Ndersa kreu I PBDNJ-se Vangjel Dule e kundershtoi rezoluten si te pabazuar ne rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetute, qendrime qe kane shkaktuar edhe perplasjen me deputetet e PDIU-se.

“Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër përveçse ato që na kanë lënë të parët tanë. Dhe kjo nuk lëviz aspak nga Karta Universale e të Drejtave të Njeriut, pavarësisht se ky palaço që kam përpara (i drejtohet Dules) përfaqëson atë parti”, tha Dashamir Tahiri, deputeti i PDIU-së.

“Nuk mund të jem pjesë e kësaj mbledhjeje të Komisionit të Politikës së Jashtme, që po kthehet në ambient rrugaçërie”, tha Dule, duke u larguar nga salla.

Por tensioni ka dominuar gjithe mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Jashtem, ku Idrizi dhe deputetet e PD-së dhe PS-së kane shkembyer biseda me tone nervoze, ku s’munguan as akuzat e dy partive te medha se nisma e PDIU-se behet per çeshtje elektorale.

Idrizi apeloi qe çeshtja çame te mos zvarritet, kerkese e cila u mbeshtet ne Komision nga deputeti i FRD-se Gazmend Oketa. Rezoluta do te vijoje shqyrtimin ne Komisionin e Jashtem diten e marte. Qendrimi i partive te medha ndaj rezolutes çame, eshte lene si kusht i PDIU –se per percaktimin e koalicionit te ardhshem zgjedhor.

Dule: Jo pre e provokimeve

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule komentoi nga Korça vendimin e tij për t’u larguar nga Komisioni Parlamentar i Jashtëm, ku po shqyrtohej rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame.

Kreu i PBDNJ-së u largua nga Komisioni i Jashtëm pas debateve të ashpra që pati me dy deputetët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Dule reagoi në Korçë se PBDNJ nuk do të bjerë pre e provokimeve që duan të fusin politikën në rrugaçëri.

Duke u ndalur tek aleancat për zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i PBDNJ-së deklaroi se partia e tij ka marrë ftesa nga të dyja kampet kryesore dhe se po shqyrton mundësitë se ku merr më shumë hapësirë si parti politike.

“Kemi ftesa për aleancë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Aktualisht jemi duke shqyrtuar këto ftesa dhe do shikojmë se kush na jep më shumë hapësirë si parti politike”, tha Dule, duke shtuar se vendimi që do të përcaktojë rreshtimin e PBDNJ-së do të merret së shpejti.

Vec bashkimit të aleancave të udhëhequra nga PD dhe PS, alternativë e PBDNJ-së mbetet edhe poli i tretë së bashku me FRD-në. Kreu i kësaj të fundit, Bamir Topi deklaron se Fryma e Re Demokratike është e hapur për formimin e polit të tretë dhe fton për këtë Aleancën Kuqezi dhe PBDNJ-në. Por pjesëmarrja e PBDNJ-së në këtë pol, përkrah Aleancës Kuqezi vështirë të ndodhë.
 

Top Channel