Gjirokastër, shpërthim në makinë, shpëton drejtuesi

05/04/2013 00:00

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e
Gjirokastrës mesnatën e të enjtes. Ngjarja ndodhi në lagjen ’18
shtatori’ e këtij qyteti dhe ekspozivi ishte vendosur në një mjet që po
lëvizte në qendër të qytetit.

Sipas policise nje sasi e vogel eksplozivi ishte vendosur ne pjesen e pasme te mjetit qe eshte ne pronesi te 40-vjeçarit Rudi Haxhia, menaxher ne nje lokal nate ne periferi te qytetit te Gjirokastres.

Pas shperthimit mjeti ka ecur edhe disa metra dhe eshte ndalur. Policia e ka cilesuar shperthimin si nje paralajmerim. I njejti person eshte qelluar dhe plagosur me arme zjarri disa kohe me pare dhe ka qene shenjester edhe ne nje tjeter atentat me eksploziv.

Top Channel