Braçe: Të ftohet në koalicion AK-ja

05/04/2013 00:00

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe kërkoi nga strukturat e partisë së tij që në kuadër të izolimit elektoral të Sali Berishës të ftojë edhe Aleancën Kuqezi në koalicion parazgjedhor.

“I kërkoj Kryesisë së Partisë Socialiste që të shqyrtojë, diskutojë dhe miratojë një ftesë po aq serioze, konkrete, të barabartë dhe publike (si ftesat e mëparëshme), drejtuar Aleancës Kuqezi për ta ftuar atë zyrtarisht në koalicionin parazgjedhor të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste”, shkruan Braçe në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Deputeti socialist thotë se kjo duhet të bëhet në funksion të zgjerimit të koalicionit aktual me forca të tjera opozitare kundër regjimit të Sali Berishës dhe në funksion të maksimizimit të votave kundër tij.

Top Channel