Topi: Berisha iku. Palët bashkohen për pazare

04/04/2013 00:00

Nga qyteti i Fierit, Bamir Topi komentoi lëvizjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim drejt Partisë
Socialiste, si një humbje fizionomie e të majtës dhe e të djathtës. Topi
tha se pushteti i Berishes është rrezuar.

“Pushteti i tij ka ikur, pushteti i tij po mbahet me zor. E ka mbushur anijen e tij me rroba të vjetra të politikës shqiptare. Të jeni të sigurtë se emrat e kabinetit të ri janë vetëm ata që kanë mbetur nga e kaluara historike e një partie që nuk ka më demokraci. Shqipëria nuk mund të ketë një politikë statike, nuk mund të jetë më kënetë. Eshtë viti 2013 dhe nuk mund të ketë më në krye komunistin e partisë së punës të vitit 1968 dhe pranë tij disa individë që kanë prishur kisha e xhamia, që sot dalin bëjnë moral. E majta dhe e djathta kanë humbur fizionominë e tyre bashkohen për interesa dhe pazare të çastit. Forca jonë është një forcë dinjitoze e parimeve të larta të funksionimit dhe të prezantimit. FRD është një forcë politike, e cila, ju siguroj nuk do të bëjë kompromise për hir të pazareve”, tha Topi.

Top Channel