Në një ditë dhe një javë vendimtare për politikën shqiptare, në studion e “Top-Story” mbërriti kryetarja e Kuvendit dhe një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, zonja Jozefina Topalli.

Dalja e LSI-së nga koalicioni, fushata e ashpër zgjedhore, dy platformat që kanë ofruar të dy koalicionet e mëdha, por mbi të gjitha zgjedhjet e 23 qershorit, shanset e demokratëve për të fituar një mandat të tretë dhe e ardhmja e vendit pas zgjedhjeve, u vendosën të gjitha në fokusin e intervistës së realizuar nga studiot e reja të “Top-Channel” në periferinë e Tiranës, nga Sokol Balla.

Sokol Balla, “Top-Story” –  Qeveria e riformatuar pas ikjes së LSI kaloi votëbesimkin. U ndie një lloj entuziasmi, tuajin dhe deputetëve të tjerë. Përse ky entuziazëm kaq i madh, duke ditur që nuk rrezikoheshin?

Jozefina Topalli, kryetarja e Kuvendit – Ishim shumë të kënaqur, ndiheshim mirë me emrat e rinj të paraqitur nga kryeministri i vendit, katër emra të respektuar, secili në profesionin e tij, njerëz me integritet të lartë.

Sokol Balla – Megjithatë, ky votëbesim u arrit nga tre vota ish-socialiste, Islami, Dogjani dhe Kadeli.

Jozefina Topalli – Janë tre socialistë me kontribut të jashtëzakonshëm në PS, që prej themelimit të kësaj partie. Ata janë njerëz që janë dëbuar nga radhët e asaj partie. Janë emrat që Rama i përjashtoi nga lista, pasi kërkon t’i zëvendësojë me 99-shat e tij. Unë i kuptoj absolutisht shumë mirë ata anëtarë të PS apo atya që kanë besuar e kontribuar në këtë parti, por kjo nuk është çështja ime. Ajo që kryeministri Berisha premtoi dhe tha sot me të drejtë, është që këta kanë qenë në minorancë, janë ende dhe kështu do të mbeten përsëri. Për të gjithë ata që mendonin se do të shpërndanin qeverinë, kalimin në një qeveri teknike, sot edhe një herë në sallën e Parlamentit, ashtu siç e premtuan në respekt të kushtetutës, nuk shkuam në qeveri teknike, as mocion e asgjë tjetër. Ky është një premtim i ri i pambajtur nga Rama.

Sokol Balla – Duket normale që të kishte një lloj paqartësie apo pritshmërie për atë që do të ndodhte, pasi logjika ngrinte shumë pikëpyetje për atë që do të ndodhte pas largimit të anëtarit kryesor të koalicionit.

Jozefina Topalli – Në fakt, Edi Rama, edhe ditët përpara, u thonte deputetëve, e të gjithë prisnin se do të kishte qeveri teknike. E tha edhe me 100-vjetorin e pavarësisë, e tha edhe përpara tre ditëve, e kishte thënë në 21 janar kur organizoi protestën e dhunshme 5-orëshe, përsëri nuk e realizoi të rrëzonte Sali Berishën. 2007-n tha fituam, 2009 dhe 2011 gjithashtu. Të tilla fitore paçin!

Sokol Balla – 21 janari është shndërruar në një nga pikat më të debatueshme në lidhje me ato që ka ndodhur në mandatin tuaj dhe koalicion.

Jozefina Topalli – Absolutisht po. Duhet të hapësh rrjetet sociale, është një bombardim pikërisht në raport me atë që Rama bëri në 21 janar, me atë që Rama karikoi 300 shqiptarë, disa me pagesë, disa mbase e besuan. Një shpërthim në rrjetet sociale i paparë, organizim i jashtëzakonshëm i njerëzve që thonë atë që mendojnë. Ajo që më bën përshtypje është se si ka mundësi që ndihen të tradhëtuar nga kush, nga Edi Rama? Vërtetë besoni në atë që ai ka premtuar vazhdimisht e që se ka mbajtur kurrë. Kthehemi pak në retrospektivë, qoftë në 2009-n, a u tha deputetëve se pa zgjedhje s’futemi në Parlament, u futën. Ne thamë kutitë nuk hapen, ai tha do hapen. U thamë rrini jashtë, i lamë pa rrogë deri sa u futën. Megjithata, s’kanë nevojë për rroga miliarderët. Thanë nuk dalim gjallë nga greva e urisë, i nxorri nga greva pa punësuar asnjë prej tyre, pavarësisht atyre që u premtoi. Në 100-vjetor tha se Berisha s’do jetë kryeministër, gënjeu përsëri, tha përpara tre ditëve që do të ketë qeveri teknike, gënjeu përsëri, tha në 21 janar, për pesë orë rresht, përsëri gënjeu. Siç tha atëherë edhe ambasadori amerikan me qartësi të madhe, ishte një protestë tragjike, e paramenduar dhe e organizuar, e financuar, e mbështetur mediatikisht nga Partia Socialiste. Ata e pësuan, por kë duhet të fajësojnë? A e kuptoni se ka shpërthyer “Facebook” e rrjetet sociale, pasi shqiptarët mund të kenë 1 mijë probleme, por çfarë nuk pranojmë me të vërtetë? Që 100 vjet më parë, kur s’kishte ekonomi e as shtet, dy gjera nuk pranonin shqiptarët, prekjen e gruas, mosnjohjen e fëmijës, e këto amoralitete. Këto nuk kanë ndryshuar as sot.

Sokol Balla – Duket paradoksale, që argumenti i 4 të vdekurve përdoret nga maxhoranca, që deri tani nuk ka dhënë asnjë shenjë reflektimi.

Jozefina Topalli – Ty nuk të bën përshtypje Sokol? Kur është çështje morale parimore, shoqëria shqiptare kurrë nuk toleron. Këto janë vlerat morale të shoqërisë shqiptare.

Sokol Balla – Nuk është paradoksale të merrni 21 janarin si bazë amorale për ngritjen  aleacës Rama-Meta, nuk ka asnjë relfektim nga e djathta për koalicionin Berisha-Meta dhe përgjegjësinë e atij 21 janari?

Jozefina Topalli – Më çudisni shumë, ndoshta nuk ke qenë në Shqipëri.

Sokol Balla – Kam qenë këtu, duke bërë detyrën time si gazetar, ndonëse do të kisha dashur në atë moment të mos isha.

Jozefina Topalli – Këtu jeni i vërtetë kur thoni do të kisha dashur mos isha. Çfarë modeli i treguam atë ditë brezit të ri? Këta janë shqiptarët? Ne jemi vëllezët, cili shkon për të rrëzuar me dhunë një karrige? A ju kujtohen Sokol, prononocimet e Ramës, përpara, gjatë dhe pas 21 janarit? Pse kur vdiqën 4 vetë i tha bota kthehu atij e jo neve. Ata të katërt i besuan vërtetë Sokol, siç i besuan deputetët kur bojkotuan Parlamentin, por a ka kjo shoqëri një sistem vlerash?  Prandaj ju thashë, ne si shoqëri nuk kemi për ta falur, atë njeri që e ka në ndërgjegje atë ditë dhe duhet të kërkojë të falur, por se besoj se do ta bëjë.

Sokol Balla – A mendoni se mazhoranca, tani që Meta iku, pagoi për 21 janarin një faturë që nuk ishte e juaja?

Jozefina Topalli –
Sigurisht që nuk ishte e jona, sigurisht. Përsa i takon aleancës, ne respektuam marrëveshjen deri në ikjen e zotit Meta. Në qoftë se kthehemi në fillim të 2009-s, ne zbatuam vullnetin e shqiptarëve, që thanë Berisha kryeministër i vendit, por nuk do të udhëheqë vendin. Të pëlqen apo jo, do të respektosh vullnetin e çdo qytetari që hedh votë.

Sokol Balla – Në këtë studio, disa muaj më parë, kryetari i grupit tuaj parlamentar, Astrit Patozi tha që nuk ishte një kontratë e lumtur ajo me LSI-në, por i duhej vendit. A jeni i lumtur që zoti Meta iku nga ky koalicion?

Jozefina Topalli – Politikani duhet të lexojë votën e sovranit, ai që thotë fitova kur ka humbur, duhet të dalë direkt nga politika. Unë, as kolegët e mi se kemi pasur të vështirë bashkëpunimin, por sovrani lexohet dhe rezultati pranohet.

Sokol Balla – LSI ka qenë përcaktuese në 2009-n, në 2005 dhe 2007-n. Në 2011-n ishte faktor vendimtar në rezultatet tuaja, kryesisht në Tiranë. Përse mendoni që kjo nuk do të ndodhë përsëri në 2013?

Jozefina Topalli – Ndonjëherë ju harroni se forca fituese si koalicion ka qenë PD në të gjitha rastet. Në 2005-n, me aleatët e qendrës së djathtë ashtu si 2007-n, kur fituam 9 qarqe nga 13, edhe atëherë Rama tha fitova. Në 2009 dolëm koalicionui i parë fitues, koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha me diferencë, kjo është historia.

Sokol Balla – Por, sot realiteti është pak më ndryshe? Për shkak të futjes së disa partive të reja në garë siç janë Aleanca Kuqezi, që ka edhe një protestë ndaj kryeministrit pas disa ditësh dhe Fryma e Re Demokratike e zotit Topi, që është një faktor i rëndësishëm sot. Megjithatë, historia është e qartë, PS plus LSI, përballë PD-së në zgjedhjet e fundit kishihin secila 70 deputetë. Me këto parti të reja, realiteti mund të jetë tjetër.

Jozefina Topalli – Edhe unë mendoj se realiteti është tjetër, se në këtë periudhë është punuar shumë, Shqiptëria është përmirësuar edhe pse ka shumë punë për të bërë dhe unë jam më optimiste se asnjëherë, më besimplotë se asnjëherë, se shumë punë të tjera që na presin në mandatin e ardhshëm do të kemi mundësi t’i realizojmë jo thjesht se ka një program objektiv dhe realist, as vetëm për faktin se gjatë kësaj periudhe gjykohemi me një bilanc arritjesh dhe këtu nuk dua të filloj të numëroj, por mund të them një gjë. Në qoftë se nuk po flas për rrugët e mëdha, shkojmë në Zarrë shohim një rrugë, kthehu në Bogë, ka rrugë të re në Alpe, shko në fushën e Zadrimës, kthehu në Myzeqe, në Devoll rrugë të asfaltuara, në fushat e Baldushkut të gjithë të asfaltuara, shko tek Kepi i Rodonit, në Zvërnec e kudo. Në këtë kuptim ky vendi është më i mirë nga sa ishte. Kemi bërë punë, s;them që kemi qenë përfektë, por kemi edhe shumë punë të tjera, ndaj jam e bindur tek fitorja.

Sokol Balla – Jeni e bindur tek fitorja?

Jozefina Topalli – E e sigurt, por kemi edhe moralin me vete, që është shumë i rëndësishëm.

Sokol Balla – A nuk ndahet njësoj mandati i katër viteve të fundit, me koalicionin e ri të PS me LSI?

Jozefina Topalli – Ne ama në 4 vite bëmë 1300 shkolla, 10 mijë kilometra rrugë, bëmë 400 spitale dhe qëndra spitalore. Kur ke futur njerëz në punë i ke dhënë para, pranë një rruge të madhe ndërtohen fabrika, një kafe, etj e këtu punësohen njerëz. Kemi punësuar 200 mijë njerëz të papunë gjatë këtyre 8 viteve, vërtet ka edhe të tjerë pa punë, por ky është morali, këto janë arritjet me të cilat ne kërkojmë mandatin e ardhshëm.

Sokol Balla – Si e pritët largimin e LSI-së, arithmetika tani ndryshon. Edhe vetë Patozi thonte ne kemi ftesa të hapura. U duk se u kapët pak në befasi?

Jozefina Topalli – Jo në fakt. Zoti Berisha edhe këtu i qëndroi fjalës, që çdo forcë politike është e lirë të bëjë zgjedhjet e veta. Unë kam optimizëm shumë të madh, mos më shiko vetëm mua, por shoh një energji edhe më pozitive e optimizëm më të madh, ditën e mandatin e ardhshëm e këtë e ndiej në çdo qelizë e nuk flas më.

Sokol Balla – Mbase baza e PD-së është e kënaqur për prishjen e koalicionit, por ikin 100 mijë vota për palën tjetër. Ku do i gjeni ju këto?

Jozefina Topalli – Unë besoj se do të ketë një fitore të bindshme, tek puna që është bërë gjatë këtyre viteve, të bindshme jo vetëm se futëm Shqipërinë në NATO, por a di Sokol, jo vetëm në qytetin tim, por në qytetet kryesore të Shqipërisë, pak vite më parë nuk kishte kanalizime dhe ujësjellës. Po të ndalemi tek Shkodra, s’kishte as 24 orë drita, por nuk ndalemi se ishte rasti i një politike strategjie për të shkatërruar një qytet dhe ata banorë. Po të shkosh në qytete dhe komuna, a e di që janë 900 fshatra që janë lidhur me komunat. Janë bërë 400 e ca kanalizime që nuk ishin, as Korça, as Shkodra, as Durrësi, as Vlora. Ujësjellësi kushton shumë, 360 e ca ujësjellsja nuk është 24 orë në 24, por është përmirësuar ndjeshëm, me 20% në fshat dhe 60% në qytet. Mendoj se është interesi i qytatarëve që të votojnë sërish PD. Ne qyteratët nuk i ndajmë, pavarësisht bindjeve pasi ata kanë të njëjtën të drejtë të jetojnë njësoj dhe edhe këtu gabon Rama, që thotë se aty ku voton PD shkojnë më shumë lekë e këtu s’ka më investime.

Sokol Balla – Një ndër gjërat që na bëri përshtypje tek deklarimi i djeshëm i daljes nga koalicioni, ishte batuta e tij qytertatët janë të parët, që përsëriti sloganin e Bashës në zgjedhjet bashkiake dhe dha të kuptojë që aleanca me Bashën do të vazhdojë? Si ju duket ky faktor, që LSI vazhdon aleancën me një segment të vendit?

Jozefina Topalli – Këtë nuk e dija. Ne respektuam marrëveshjen deri kur ai iku. Këtë nuk e di, nuk spekuloj.

Sokol Balla – Në këto vite që bashkëqeverisët, a i detyroheni Metës një falenderim?

Jozefina Topalli – Qeveria e drejtuar nga Sali Berisha në këto vite ka bërë shumë punë. Fola për rrugët, por ne Sokol, në Parlament në 4 apo 8 vite, sa herë ka ardhur buxheti kemi rritur rrogat, kemi dyfishuar rrogën e armistrarit, të infermierit, të mjekut, të gjitha ato kategori, në tërësi ato të pensioneve. Është dashur punë për të arritur deri këtu, kemi shtuar buxhetin e shtetit me 19 miliardë dollarë Sokol.

Sokol Balla – Megjithatë ju premtuat një rritje të atillë që do të linit pas 6 vende të BE-së në nivelin e pagave?

Jozefina Topalli – Ju e dini se sa ka qenë pensioni në fshat?

Sokol Balla – Unë thashë se e keni premtuar. Nuk mund të thuhet se është më i lartë se gjashtë vende anëtare të BE-së.

Jozefina Topalli – Sa ka qenë pensionin, a e dini? Në 2005-n, 31 mijë lekë të vjetra. Rrogat mesatare në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të BE-së. Shko pyet sa e kanë rrogën mesatare në Bullgari.

Sokol Balla: Çfarë solli LSI negative në qeverisje?

Jozefina Topalli: Koalicioni në katër vite me reformat që ka bërë, ka bërë të mundur që të mos hyjmë në krizë, mos jemi Qipro, Italia, Spanja, Islanda, apo vendet e rajonit që janë në recesion. Rritja ekonomike ka qenë 32 përqind në tetë vite. Është shifër e pabesueshme për Shqipërinë e vogël, Shqipërinë me halle, por e realizuar falë reformave, kurajos dhe lidershipit. Rritja ekonomike matet dhe publikohet cdo vit. Shqipëria arriti të mos binte në recesion, vendet e rajonit janë në recesion. E pabesueshme sepse është energjia e shqiptarëve dhe vizioni i reformave. E pabesueshme ishte edhe fillimi i Rrugës së Kombit,  e pabesueshme ishte edhe për të gjithë qytetarët e Elbasanit, Pogradeci dhe Korcës rruga e Elbasanit. Nuk kishim premtuar rrugen e Elbasanit, por rrugën e Arbërit në të cilin po punohet. Arsyeja që u ndërpre ka qenë një problem i madh në Tunelin e Murizit.

Sokol Balla: Të flasim për aktualitetin politik. Sapo ju është larguar Meta…

Jozefina Topalli:  Sapo erdha nga presidenca ku u dekretuan katër ministrat e rinj.

Sokol Balla: Keni premtuar koalicionin më të madh në këtë zgjedhje…

Jozefina Topalli: Ne kemi patur gjithnjë koalicionet më të mëdha ndaj kemi fituar vazhdimisht. Kemi forcat që besojnë në vizionin dhe projektet tona.

Sokol Balla: Po PDIU që ka vënë si kusht miratimin e rezolutës çame brenda kësaj legjislature?

Jozefina Topalli: Kemi bashkëpunuar edhe me partinë e çamëve. Mandatin e parë kemi bashkëpunuar edhe me parti të tjera. Po koalicioni ynë është zgjeruar duke zgjeruar rrezen e bashkimit me partitë e qendrës së djathtë. Kemi të njëjtin vizion, për taksat e ulta, taksa e sheshtë lë më shumë para në xhepat e shqiptarëve, ndërsa  Edi Rama flet për taksë progresive.

Sokol Balla: Idrizi dje ka nënvizuar këmbënguljen tek rozluta çame si kusht i panegociueshëm dhe Partia Demokratike duhet ta votojë këtë menjëherë…

Jozefina Topalli: Çështja çame është ngritur qëkur president ishte Berisha. Është një cështje që nuk mund të lihet në heshtje. Jemi në 2013 dhe për të gjitha këto do të bashkëbisedojmë me aleatët tanë. Do jemi bashkë edhe në mandatin e ardhshëm dhe jo vetëm me PDIU.

Sokol Balla: Por raportet me ndërkombëtarët si janë?

Jozefina Topalli:  Të shkëlqyeshme! Raportet e qeverisë me BE të shkëlqyera, shumë të mira, raportet me NATO-n dhe cdo vend anëtarë të shkëlqyera. Të them vetëm një moment të një përjetimi familjar kur Clinton erdhi në Shqipëri vizitoi edhe parlamentin duke më përshëndetur më tha: më thonë pse shkove në Shqipëri sepse atje nuk ka asnjë problem, dhe unë i thashë që erdha në Shqipëri sepse atje s’ka asnjë problem.

Sokol Balla: Aq të shkëlqyera sa Fylen nuk kishit nevojë ta takonit?

Jozefina Topalli: Fylen unë nuk e kam takuar. Fylja kërkon të takojë Ramën ose njerëzit e Ramës sepse kërkon votimin e tre ligjeve për statusin. Do doja që ta takonte më shpesh atë për ta bindur që të votonte ligjet. Mund t’i votojnë, uroj që t’i votojën, uroj që Meta të mos infektohet nga virusi anti-europuan i Ramës, por të imponohet në koalicionin e ri e t’i thotë të heqë dorë nga rritja e taksave sepse shkatërron vendet e punës. Uroj dhe besoj që Meta do t’i thotë zotit Rama që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve më 23 qershor.

Sokol Balla: Sot ndërkombëtarët janë skeptikë për një proces që nuk do të kundërshtohet dhe shpreh shqetësim për politizimin e KQZ-së.

Jozefina Topalli: Kur KQZ mori vendimin Rama tha se i keni dhënë në dorë 4 mandate Sali Berishës, solli komision hetimor për ndarjen e parë të mandateve. Kur parlamenti mori vendimin për formulën e 2009, jo tha se donim atë të parën ne. Këto nuk janë serioze. Këto e dëmtojnë. Këto ndodhin sepse ai e di që do humbë dhe po përgatit justifikimin për humbjen.

Sokol Balla: Ju e mendoni humbjen?

Jozefina Topalli: Nuk e mendoj fare, përkundrazi jam e bindur që jo vetëm do fitojmë, por e bazojmë në bilancin dhe punën e mirë që janë bërë me ndryshimet që janë bërë. Referoju raporteve të huaja.

Sokol Balla: Sa është rritur inflacioni nga 2005-2013?

Jozefina Topalli: 2-3 përqind është rritur, rrogat janë rritur  dyfish, pensioni trefish në fshat, dy herë më shumë rroga. Unë e di që ka sërish varfëri, që ka njerëz që kërkojnë punë. Unë them që kemi arritur një moment të caktuar dhe tani mendojmë, cfarë burimesh do shfrytëzojmë? Të hapim turizmin për vende të reja pune.

Sokol Balla: Në 2009 keni pranuar se fitorja e mandati të dytë ishte shumë e vështirë…

Jozefina Topalli: Duhet patur historiku i zgjedhjeve. Në zgjedhjet lokale ishin 3 milionë shqiptarë që ndiqnin cdo votë që numërohej.

Sokol Balla: Sa do ndikojë FRD?

Jozefina Topalli:  Zero! E ka bërë president dhe ai e urren. T’i thuash vetes i djathtë e të votosh kryetarin e PS-së?! Vota e tij për edi ramën, zoti ta çon kur je mosmirënjohës.

Sokol Balla: Gjatë festimeve të 100-vjetorit pati një retorikë nacionaliste, tani nuk flitet fare…

Jozefina Topalli: Jemi të përqendruar në përpunimin e programit të qevrerisjes për mandatin e ri. 100-vjetori i pavarësisë, unë nuk e prisja që të kishte një shpërthim krenarie aq njerëzor aq civil, aq modern se sa ajo që ndodhi me shqiptarët që vërshuan nga të gjitha trojet për të festuar të gjithë bashkë 100-vjetorin. Kjo është gjëja e drejtë për t’u bërë.

Sokol Balla: Po vota e emigrantëve?

Jozefina Topalli: Absolutisht po. Por jo të gjitha bëhen menjëherë. Kemi arritur deri këtu tani do bëhen të tjerat. 4 vitet e ardhshme do arrijmë të mundësojmë votën e emigrantëve. Janë gjaku ynë, fëmijët tanë, familjarët tanë në Greqi e Itali.

Sokol Balla: Është AK që mban një radikalizëm e qendrim të ashpër ndaj qeverisë, që më 7 prill ka paralajmëruar një protestë. Keni ndonjë mesazh për të?

Jozefina Topalli: Nëse ke këtë hall, hall tjetër mos paç! Sa për atë sharlatanin e AK-së kishte shprehur në Jug të Shqipërisë, kishte marrë një stol se është edhe i vogël e shihte me dylbi kufirin. Nacionalist, patriot, idiot, sharlatan!

Sokol Balla: Para 7 viteve në këtë studoi keni deklaruar se nuk e njihni Eduard Selamin, po tani e njihni?

Jozefina Topalli: E kam takuar 2 herë Selamin. Nuk e njoh. E kam takuar për një kohë të shkurtër dy herë, por nuk e njoh.

Sokol Balla: Deputet do të jetë Eduart Selami apo Mark Marku?

Jozefina Topalli: Kur të vijë koha për të hapur listat, tani nuk është momenti.

Sokol Balla: Po por partia tjetër po nxjerr lojtarët e rinj…

Jozefina Topalli: Për hapje të partisë tjetër më përmend Celibashin?! Avokat i Gërdecit. Gërdeci ishte aksident, sic ndodhin aksidente në cdo vend të botës dhe akuzuan kryeministrin. Avokati i parë ishte Celibashi. Për mua do jetë ekipi i cadrave të reja që do të vendosen pas 23 qershori. Unë kam bindjen e thellë që ajo nuk është më Partia Socialiste, ajo është partia e Ramës. Pse iku Dogjani, Kadeli, pse po ikin nga komunat këshilltarët?

Sokol Balla: Edhe ju po ju ikin..

Jozefina Topalli: Ne nuk na ikën askush.

Sokol Balla: Po për ish të përndjekurit, që deri para pak kohësh i keni patur përballë?

Jozefina Topalli: Ne i kemi patur pjesë tonat të përndjekurit sepse ne jemi pjesë e saj. Visar Zhiti ka qenë i përndjekur, sot është ministër. I takon! Njeri i kulturuar, në burg 20  e ca vjec sepse kishte shkruar letërsi që nuk i pëlqente diktatorit. Sot kemi 4 emra në qeverinë e Berishës me moral të  lartë. Ka rëndësi morali Sokol.

Sokol Balla: Ka dicka që PD reflekton në këto 8 vjet? Mos keni patur një gjuhë të ashpër me opozitën? Mund të kishit qenë një kryetare më e butë, duke shmangur shumë nga fyerjet ndaj kolegëve tuaj?

Jozefina Topalli: Arritëm konsensus për Kodin Zgjedhor, për Avokatin e Popullit votuam. Unë kam qenë kolegia më e respektuar sepse kam kryesuar parlamentin e reformave. Por ata votuan kundër rrugëve, kundër hidrocentraleve, kundër rritjes së rrogave. Votimin e ligjeve jo. them ndonjëherë që si nuk isha e aftë që të votonin 3 ligjet, heqjen e imunitetit. Kam nxjerrë deputetë jashtë është e vërtetë, është e vërtetë, por kjo është detyra e kryetarit të Kuvendit.

Sokol Balla: Kë respekton nga opozita?

Jozefina Topalli: Respektoj shumë nga PS, respektoj Majkon, Malajn, Kastriot Islamin që del jashtë për cështje kompromisi parimor.

Sokol Balla: Edhe Mark Marku po del jashtë…

Jozefina Topalli: Mark Marku është një njeri i respektuar, është një mik i imi. Nuk lejoj të spekulohet me emrat e miqeve të mi.

Sokol Balla: A e fajësoni Metën se pengoi ambicien tuaj për të qenë presidente?

Jozefina Topalli: S’e kam patur asnjëherë këtë ambicie.

Sokol Balla: Rama ka thënë që do tërhiqet nëse humbet zgjedhjet…

Jozefina Topalli: Ai kur të humbë zgjedhjet do të largohet?! Por unë them që ai shtron të kundërtën e asaj.

Sokol Balla: Po kryetari juaj do largohet nëse humbet zgjedhjet?

Jozefina Topalli: Ai e ka thënë disa herë këtë. Por mendoj që në 4 vitet e ardhshme ai do të udhëheqë qeverinë.
 

Top Channel