Rama: Dyfishim buxhetit për arsimin

04/04/2013 00:00

Kryetari i opozitës Edi Rama i është rikthyer takimeve për prezantimin e programit qeverisës së Partisë Socialiste.

Ne takimet me banore te Kamzes, kryesocialisti, deputetë dhe anëtarë të grupeve të punës në selinë rozë folën për arsimin, si një nga mangësitë e mëdha, veçanërisht në zonat me ndërtime të reja ku ndihet më shumë sipas tyre mungesa e shtetit.

Opozita premtoi dyfishim te buxhetit te arsimit, pasi akuzoi qeverine aktuale se ka rritur analfabetizmin dhe ka shkaterruar kete sektor tejet te rendesishem per te ardhmen e vendit. Rama tha se PS ne qeveri do t’i jape te rinjve rruge te sigurta per te ardhmen, ashtu siç ndodh ne vendet e zhvilluara, universitetin dhe arsimin profesional per te cilin sqaroi.

“Ne duam që nxënësit që shkojnë në shkollat profesionale të mësojnë dhe të punësohen në biznese dhe aty të marrin praktikën dhe të paguhen jo me rrogën e një punëtori, por me një rrogë të pjesshme, por që të kuptojnë se me këtë punë po përgatiten për ta përballuar jetën vetë dhe jo për të ardhur nga shkolla dhe për të përfunduar të gjithë te llotot”, tha Rama.

Nga ky takim kreu i opozites tha se per arsimin gjithashtu PS do ta unifikoje ate me Kosoven, duke mundesuar te njejtin program mesimor ne dy shtetet shqiptare.

“Ne besojmë që është e domosdoshme të kemi të njëjtën shkollë, pra që brezi i ri që rritet në Tiranë dhe në Prishtinë të rritet me të njëjtin program shkollor, të mësojë të njëjtat gjëra dhe të jetë pjesë e të njëjtës botë shqiptare. Ne jemi dy shtete të ndryshme, por nuk jemi dy popuj të ndryshëm”, tha Rama.

Top Channel